Në fokus

June 24, 2019 | 12:28

Kemi nevojë për më pak Whatsapp dhe më shumë përqafime

Sigurisht, teknologjia, rrjetet sociale dhe mesazhet e menjëhershme janë bërë një burim i shkëlqyeshëm për të na mbajtur të lidhur me botën, sidomos me të dashurit tanë, të cilët nuk kemi fatin t’i kemi afër atëherë kur kemi nevojë. Megjithatë, kjo nuk duhet të na çojë drejt izolimit në një botë kibernetike dhe të na bëjë të harrojmë gjërat e rëndësishme që ushqejnë shpirtin.

Vizitat e papritura, përqafimet, prania, duhet të jenë gjërat që kanë më shumë vlerë: asnjë ikon emoji, etiketim në foto ose opsione të tjera virtuale nuk mund t’i zëvendësojnë ato. Rrjetet sociale janë imponuar si një alternativë për përvojat reale dhe po na largojnë nga gjërat vërtet të dashura.

Imazhet e njerëzve në vende publike, fizikisht afër, por që nuk komunikojnë ose shihen në sy dhe të përqendruar në ekranin e telefonit të tyre celular janë bërë gjithnjë e më të zakonshme. Ne duhet të rifillojmë zakonin e dhënies së dashurisë, duke dëgjuar ata që na flasin pa i ndërprerë për të kontrolluar telefonin.

Është e domosdoshme të jetosh çdo moment dhe të gëzosh vërtetë, në vend që të ndash të dhënat me njerëz të cilët ndoshta nuk janë të interesuar për jetën tonë. Ne duhet të mësojmë të duam dhe vlerësojmë veten përtej numrit të “pëlqimeve”, të ndalojmë përpjekjet që të promovojmë veten për të na pëlqyer të tjerët.

Ne nuk mund të zëvendësojmë puthjet, përqafimet, përkëdheljet me asgjë që mund të na vijë përmes një pajisjeje elektronike. Teknologjia është e dobishme, por nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë jetën reale dhe magjinë që mund të ofrojë vetëm prania fizike.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.rimedio-naturale.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top