Aqifi është 19 vjeç, e di që askush nuk do ta besonte moshën e tij, por sëmundja po e tret çdo ditë. U ngjitëm mes borës që ishte shndërruar në akull. Falë Zotit dhe shoferit të zonës arritëm të ngjiteshim në Vilëz. Po e shkruaj statusin, thotë Sidrit Bejleri, sepse nuk mund ta mbaja vetëm këtë dhimbje.
Hyra në shtëpi dhe përkëdhela fëmijët e mi siç do të bënte çdo baba, aq më tepër kur kujtoj rrëshqitjet e foristradës, që sikur mos mjaftonte rruga, që vetëm rrugë nuk mund të quhej, ishte akulli që shpesh na kujtoi se në këtë botë jemi udhëtarë. Çdo rrezik e harrova, por jo Aqifin, jo lotët e nënës.
I duhej çdo tre-katër ditë të shkonte në spital, ku herë- herë nuk mund të gjente as taksi (Fuoristrada të zonës) dhe shpirti u vritej derisa shikonin djalin tek lëngonte. Ka patur raste që nëna e mbante në krahë me orë për ta zbritur djalin pranë spitalit. Të mbytur në borxhe dhe pagesat e taksisë po ia rrënonin çdo ditë jetën. E di se mbase jam i pamundur ta shpreh gjithçka se çfarë pashë aty…, e si mund ta shprehësh kur Aqifit me trupin e një fëmije 5-vjeçar dhe moshën e një adoleshenti, ia shikon sytë të përlotur, mbase nuk e thoshte dot me gojë fjalën ndihmë, por sytë e tij po…
Do t’ju lutesha ta shpërndajmë këtë histori, të bëhemi bashkë, ta ndihmojmë këtë familje për shëndetin e Aqifit, për borxhet që kanë dhe për mjetin e transportit.
Kur përkëdhelim fëmijët tanë si dhurata më e bukur e Zotit, dikush si Aqifi ka nevojë për ne. E Zoti është shpërblyesi më i mirë. Amin.
Të dhënat e kontribuimit:
Gofundme: https://www.gofundme.com/firdeus-zvicer
Pay pal: [email protected]
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479
SWIFT CODE: CDISALTR
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.