Sot këngëtarja Vesa Luma ka ditën e saj të lindjes, dhe s’kishte si të mungonte urimi i bashkëshorti të saj Big Basta.
“Gjysma ime më e mirë ka ditëlindjen. Të pakta janë fjalët për të përshkruar ndjenjën që kam për ty që nga momenti i parë kur u njohëm, dhe sidomos tani që më ke dhënë një shpirt tjetër si fryt i dashurisë sonë!
Nuk ka njeri më perfekt dhe me human në shpirt, sesa ti zemra ime, që çdo ditë më surprizon dhe më ngroh zemrën me sjelljen tënde prej nëne, gruaje, shoqe dhe motre.
Jam i lumtur që jam i joti dhe që sot të dua më shumë se dje, dhe nesër do të të dua më shume se sot! Më vjen keq që nuk jam me ty dhe Lian sot, por me mendje dhe shpirt jam aty!
Gëzuar ditelindjen jeta lalit! U bëfsh më shume vite se emri yt!”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.