Dëshmi

October 25, 2023 | 8:03

Këngëtarja Pink rrëfen momentet më të errëta të jetës së saj!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Pink ka rrëfyer për mbidozën e saj të kaluar dhe reputacionin në industrinë e argëtimit. Pink gjithnjë ka ndarë përvojat dhe emocionet e saj përmes muzikës, performancave live dhe rrjeteve sociale. Ylli i muzikës pop ka treguar se është kërcënuar shpesh me vdekje nga ndjekësit e saj.

Pink u shpreh edhe për momentin e saj më të errët kur mori mbidozën gjatë një feste për Ditën e Falënderimeve në vitin 1995. Këngëtarja kujton se pothuajse humbi jetën, por një mike e ngrejti dhe e inkurajoi të këndonte.

 DJ në event i bëri një premtim: “Kthehu nesër, do të lejoj të interpretosh. Por nuk do të konsumosh më drogë.” Pink e mbajti fjalën dhe nuk u kthye kurrë pas.

“Jam rritur në një shtëpi ku çdo ditë prindërit e mi i bërtisnin njëri-tjetrit, duke përplasur objektet që ishin në shtëpi. Ata e urrenin njëri-tjetrin”, tha Pink, duke treguar se pas kësaj ajo filloi të përdorte dhe shiste drogë, ndërsa u dëbua nga shtëpia e saj dhe e la shkollën e mesme.

Udhëtimi i saj më pas në industrinë e muzikës filloi si këngëtarja kryesore e një grupi vajzash R&B dhe ajo nënshkroi me LaFace Records.

Por vendosmëria e saj për të qëndruar besnike ndaj vetes e bëri atë të shkonte e vetme, duke përdorur pseudonimin e saj adoleshent, Pink. Albumi i cili i përcaktoi karrierën, Missundaztood, shiti 15 milionë kopje në mbarë botën. Që atëherë, artistja ka shijuar një varg hitesh. Vetëm në vitin 2023, ajo ka shitur 350 milionë dollarë bileta në mbarë botën.

Rikujtojmë, se së fundmi Pink ka reflektuar gjithashtu për këngët e saj të së kaluarës, duke ndarë në një intervistë për Los Angeles Times ato që ajo beson se janë këngët e saj më të këqija. Pink u shpreh se:

“Më e keqja? Dua të them, ka pasur kaq shumë. Ndoshta ‘True Love” sepse është këngë e keqe. I detyrohem bashkëshortit tim një tjetër këngë dashurie.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top