Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani, ka shpërndarë një lajm të shkëlqyer për fansat e saj në profilin e tij zyrtar në Instagram, së bashku me disa foto të këngëtares. Në imazhe, Simaku duket të jetë transformuar plotësisht, me flokë të kuruara dhe një ngjyrë të re. Ajo shfaqet e qetë dhe e lumtur në videon e postuar. “Surprizë, ia dolëm!”, shkruan Ilirjani duke shoqëruar videon dhe fotot me këtë mesazh.
Disa ditë më parë, Ilirjani theksoi se dalja e Parashqevi Simakut nga spitali nuk do të thotë se problemi i saj është zgjidhur. Ai kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i nevojitet pas trajtimit në spitalin psikiatrik.
“Rrugëtimi i saj po nis sërish. Do të shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo ka pritur me padurim dhe do t’i çoj edhe byrek me spinaq, një nga ëmbëlsirat e saj të preferuara. Edhe pse ajo del, kjo nuk do të thotë se çdo gjë ka kaluar. E di që, me daljen nga spitali, do të vazhdojë me dëshirat e saj dhe do të përballet me këtë situatë siç e sheh ajo. Prandaj, ne do të jemi këtu për ta mbështetur. Ky muaj ka qenë i mbushur me dhimbje, shpresë dhe frikë, por po ia dalim”, shprehet ai.
Ai gjithashtu u bën thirrje të gjitha grave shqiptare që kanë mundësi të ndihmojnë me akomodimin e Simakut në shtëpinë e saj të re, apo për të qëndruar me të gjatë ditës e natës.
“Do doja të mund ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Kjo përvojë ka qenë shumë emocionuese, por edhe e lodhshme. Dalja nga spitali nuk do të thotë se problemi është zgjidhur; përkundrazi, puna fillon tani”.
Ilirjani vuri në dukje se numri i artistëve shqiptarë që e kanë mbështetur financiarisht Parashqevi Simakun është i vogël. Ai theksoi se kolegët e brezit të saj kanë kontribuar më pak se ata të brezave të tjerë.
Pavarësisht se u detyrua të anulojë pjesëmarrjen në Javën e Modës në Korenë e Jugut, Ilirjani shpreson që Simaku do të jetë e pranishme në rreshtin e parë kur ai të ngjitet në pasarelën e Javës së Modës në Nju Jork.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.