Këshilla & Arsye

February 16, 2017 | 9:53

Keni inteligjencë emocionale? Ja shenjat që e tregojnë

Inteligjenca emocionale është aftësia për t’i identifikuar dhe kontrolluar emocionet tuaja dhe ato të të tjerëve. Thuhet se kjo lloj inteligjence është shumë më e rëndësishme se sa inteligjenca standarde. Kjo ndodh sepse t’i kontrollosh emocionet e tua është më vendimtare se sa të jesh shumë i mençur.

Sipas studimit të fundit nga Tony Robbins, janë gjithsej 15 shenja, të cilat tregojnë nëse një person ka inteligjencë emocionale:

1

 

Keni fjalor të pasur me fraza emocionale

Sa më shumë fjalë specifike që përdorni për të përshkruar emocionet tuaja, aq më shumë e aq më mirë jeni në gjendje ta kuptoni veten se si po ndiheni, çfarë ju ka shkaktuar atë emocion dhe çfarë duhet të bëni për ta eliminuar atë problem.

Jeni kurioz për njerëzit që nuk i njihni

Të mençurit emocionalë janë kurioz për çdokënd rreth tyre.

Nuk frikësoheni nga ndryshimet në jetë

Një shenjë më tepër e personave me inteligjencë emocionale, është aftësia e tyre për t’u përshtatur me secilin ndryshim.

I njeh pikat e forta dhe dobësitë e tua

Inteligjentët emocionalë janë njerëz që e dinë se në cilën sferë janë shumë të mirë, e në cilën jo dhe aq të mirë.

I kuptoni të tjerët

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale gjithmonë e kuptojnë se çfarë të tjerët ndjejnë ose mendojnë.

Nuk hidhërohesh lehtë dhe nuk mban mëri ndaj njerëzve

Të jesh i aftë t’i kthesh me pozitivitet edhe situatat negative në jetë është një aftësi që e kanë njerëzit me EQ të lartë.

Jeni në gjendje ta kontrolloni veten tuaj

Nëse jeni në gjendje t’i mbani mendimet për vete e mos t’i përdorni në situata të rënda vetëm sa për të fituar një argument, atëherë keni përqindje të lartë të inteligjencës emocionale.

Nuk keni frikë të bëni gabime në jetë

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale nuk do i ndalojnë qëllimet e tyre, për shkak të gabimeve të së kaluarës.

Jep dhe nuk pret asgjë në këmbim

Inteligjentët emocionalë i vlerësojnë shumë lidhjet me njerëzit dhe mundohen të japin më të mirën e tyre, që t’i bëjnë njerëzit të lumtur.

I largoni nga jeta juaj njerëzit negativ

Njerëzit si ju asnjëherë nuk bëhen nervoz nga njerëzit negativë dhe nuk lejojnë që negativiteti i tyre të ndikojë.

Nuk kërkoni perfeksionin

Njerëzit me EQ të lartë nuk e kërkojnë asnjëherë perfeksionin, sepse ata e dinë se ai nuk ekziston.

Çmon shumë atë që ke

Cilësi e njerëzve me EQ të lartë është se ata gjithmonë janë falënderues për gjërat e mira në jetë.

Dini si të pushoni

Nëse mendoni se të punuarit 24 orë non stop gjatë javës është rruga për te suksesi, gaboheni rëndë. Të punuarit pa pushim do të ju bëjë më pak produktiv dhe shumë të stresuar. Kështu që sigurohuni që gjithmonë të keni pushime të shkurtra gjatë punës tuaj.

Nuk konsumoni shumë kafeinën dhe bëni gjumë sa duhet

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale e dinë se, nëse nuk bëjnë gjumë aq sa duhet dhe pinë kafe do të bëhen më shumë nervoz dhe do të ndihen të lodhur e të papërqëndruar.

Nuk lejojnë askënd t’u shkatërrojë ditën

Njerëzit me EQ të lartë janë specialist të lumturisë së tyre. Nëse këta njerëz ndihen mirë me një punë që e kanë bërë, ata nuk do të lejojnë askënd t’ua ndryshojë mendimin. Kjo ndodh sepse kanë shumë vetëbesim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top