Një numër i konsiderueshëm personash kanë një shqetësim në grykë, sikur u ka mbetur diçka. Disa e përshkruajnë si halë peshku dhe disa të tjerë si një kokërr, apo gjendër në grykë që edhe pas përtypjeve mbetet aty. Zakonisht, kjo ndjesi përmirësohet kur ushqehesh apo pi lëngje. Por çfarë është?
Ajo që mendoni ju, pra kanceri përjashtohet kategorikisht. Në gjuhën mjekësore kjo gjendje quhet Sindroma Globus. Ti ke përshtypjen se të ka mbetur diçka në grykë, por në fakt aty nuk ka asgjë.
SHKAQET
Shkaku i parë është refluksi prej stomakut. Kur acidi ngjitet në ezofag, ai shkakton irritim të tij dhe të laringut, pra kordave të zërit. Irritimi i kordave të zërit krijon përshtypjen se diçka ka mbetur në grykë. Refluksi kurohet me një dietë të posaçme, eliminimin e kafeinës dhe duhanit, si edhe te ushqimeve pikante. Shkaku i dyte është alergjia. Persona që kanë alergji shpesh u duket sikur u ka mbetur diçka në grykë me ngrohjen e stinës. Globusi i shkaktuar nga alergjitë duket sikur lëviz, një herë në të majtë të grykës dhe një herë në të djathtë, në varësi të bllokimit të kanaleve të hundës. Shkaku i tretë është ankthi. Shumë vetë, mund të kenë një ndjesi të tillë dhe menjëherë mendojnë për kancer. Të menduarit në këtë mënyrë shkakton ankth dhe kontrakton laringun nga paniku dhe njerëzit nisin të përtypen ndryshe duke e gërvishtur atë dhe duke i rritur simptomat e globusit.
PSE NUK ESHTE KANCER
Kanceri ne gryke krijon disfagi, qe do te thote ndjesine e mbytjes gjate ngrenies dhe veshtiresi ne pertypje. Golbus Sindrome permiresohet gjate ngrenies dhe eshte shqetesim vetem kur nuk ha. Kanceri ne laring zakonisht del ne forma ulçre, pra ka kolle me gjake, veshtiresi ne frymemarrje, zmadhim te gjendrave limfatike ne qafe dhe koke.
/Panorama/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.