Ka akoma nga ata që kanë dyshime rreth ngritjes së temperaturave të planetit tonë. Por kandilat e mëdhenj as nuk pyesin për këtë. Uji gjithmonë e më i ngrohtë dhe gjithnjë e me më shumë specie, madje edhe tropikale, kanë mbërritur në brigjet tona. Më së shumti janë ato lloje që shkaktojnë kruarje apo djegie, e që janë shtrirë në Mesdhe, duke arritur deri në bregdet.
Kohët e fundit është zbuluar se rritja e trafikut detar përmes pasazheve që lidhin Mesdheun me oqeanin, siç është Kanali i Suezit, mbartin me vete lloje që normalisht nuk janë të pranishme.
Për një gjë është e sigurt: kandilat janë gjithnjë e në rritje. Shtohen në numër, dhe rrjedhimisht rrisin mundësinë e një takimi të ngushtë me ta.
Çfarë mund të bëhet?
Ka shumë mite për këtë. Dhe siç ndodh shpesh, ato janë mjaft të pasakta.
Nëse pickoheni nga një kandil deti, mos e bëni kurrë me urinë sipër, por përdorini amoniak, uthull dhe limon. Për çdo rast mos prekni sytë dhe gojën dhe mos e fshini zonën e prekur me ujë të freskët, pasi ajo mund të nxisë prodhimin e neurotoksinave. Gjithashtu shmangni aplikimin e ujit, akullit ose alkoolit dhe mos e fshini pjesën e irrituar pasi nxit qarkullimin e substancës toksike.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi Today.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.