Ju që keni probleme me gjumin, a e dini se qershitë përmbajnë melatoninë, lëndën kimike që rregullon gjumin?
Disa kokrra qershi ju sjellin gjumin brenda një ore. Qershitë përmbajnë në 75% të masës së tyre ujë dhe fibra, të cilat ju ngopin shpejt dhe ju mbajnë të ngopur më gjatë.

Anila Kalleshi
Dietologe
Ato kanë antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira dhe potencialisht edhe kancerin.
-Reduktojnë presionin e gjakut dhe ulin rrezikun nga sulmet në zemër.
-Reduktojnë inflamacionin (pezmatimin)
-Janë burim i vitaminës C
-Stimulon funksionin e trurit
-Janë relaksuese dhe zvogëlojnë dhimbjen e muskujve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.