Ngrënia e ushqimeve të shpejta, fast food, mund të shkaktojë dëmtime të parikuperueshme të trurit.
Është ky përfundimi i një studimi në Universitetin Kombëtarë të Australisë, ku u gjetën prova të forta që lidhnin zakonet jo të shëndetshme të të ngrënit dhe mungesën e aktivitetit fizik me zvogëlimin e funksioneve të trurit, si çmenduria dhe tkurrja e trurit.
Profesor Cherbuin, i cili drejtoi kërkimet tha se dëmtimi i trurit bëhet i pakthyeshëm për një njeri të moshës së mesme, i cili është keq ushqyer gjithë këtë kohë, ndërsa u bëri thirrje të rriturve që të kenë kujdes dhe të përpiqen të ushqehen sa më shëndetshëm dhe të bëjnë sa më shumë aktivitete fizike.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.