Në fokus

August 17, 2019 | 8:22

Kërcimi bën mirë për shëndetin

Kërcimi mund të jetë një zgjidhje e mirë dhe e duhur për të na ruajtur të rinj, të paktën për sa i përket trurit. Te shumë persona plakja e trurit shkaktohet nga një stil jetese sedentar dhe mungesa e një jete sociale mund të na godasë në mënyrë negative në nivel psikologjik.

Kërcimi mund të na mbrojë nga shumë sëmundje degjenerative, të cilat tashmë prekin pjesën më të madhe të popullsisë, mes të cilave Alzheimer-i, parkison-i dhe skleroza.

Këto patologji neuro-degjeneruese shkaktojnë humbjen e ngadaltë dhe të vazhdueshme të shumë funksioneve të sistemit nervor dhe sipas studimit të botuar nga “Massachusetts Medical Society”, falë kërcimit truri ynë riaktivizohet dhe ia del të forcojë lidhjet nervore në bazë të nevojave tona.

Ka shumë aktivitete që na ndihmojnë të ruajmë rininë e përjetshme, por kërcimi ia kalon të gjithave: është një pasion që shton aftësitë intelektuale me 76%.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top