Mirëqenie

February 13, 2019 | 10:19

Kërcimi, metoda më e mirë për parandalimin e osteoporozës

Gratë e moshuara mund të jenë në gjendje të zvogëlojnë rrezikun e osteoporozës vetëm duke kërcyer 6 minuta në javë. Ky është rezultati i një studimi të fundit në Universitetin Metropolitan në Manchester, i cili testoi ushtrimet në 14 gra në të pesëdhjetat e tyre.

“Këto lëvizje janë vërtet të lehta dhe mund të bëhen në komoditetin e shtëpisë tuaj. Shpesh ecja nuk është e mjaftueshme për shëndetin e kockave dhe ne shpresojmë që ky studim do të inkurajojë më shumë gra të kryejnë ushtrime me ndikim të lartë, siç është hedhja dhe kërcimi”, thuhet në studim.

Gratë kanë pasur rezultate më të mira nëse i lëkundnin krahët ndërsa kërcenin nga toka. Studimi nuk mati densitetin e kockave, por ndikimi i uljes në dysheme gjatë ushtrimeve ishte i rëndësishëm. Kombinuar me tendosjen e muskujve të grave, besohet të jetë e mjaftueshme për të forcuar kockat.

Osteoporoza është bërë shumë më e zakonshme tek gratë, veçanërisht në kohën e menopauzës. Më shumë se një në pesë femra mbi 50 vjeç kanë osteoporozën, krahasuar me gati 7% tek meshkujt. Gjysma e grave mbi 50 vjeç mund të përjetojnë thyerje kockash, e cila njihet edhe si ‘sëmundje e kockave të brishtë’.

Megjithëse stërvitja e mësipërme thuhet se ndihmon në forcimin e eshtrave, gratë e moshës së mesme, të cilat duke u përballur me kërkesat e punës dhe duke u kujdesur për fëmijët dhe prindërit e moshuar, shpesh kanë pak kohë për të bërë ushtrime. Ky ushtrim me ndikim të lartë kërkon që kockat të sforcohen më shumë, kështu që stimulon qelizat e rritjes.

Gratë që morën pjesë në studimin, e botuar në ‘Journal of Electromyography dhe Kinesiology’, bënë një kërcim çdo katër sekonda, pastaj bënë një pushim më të gjatë, duke e kryer një herë në çdo 15 sekonda. Studimi sugjeroi që 30 hedhje tri herë në javë mund të jenë të dobishme për të parandaluar osteoporozën.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top