Studim

March 28, 2018 | 12:43

Kërkimet zbulojnë një organ të ri në trupin e njeriut

Sipas një studimi të kohëve të fundit, del se për shkak të metodës së gabuar që është përdorur për ta ekzaminuar në mikroskop, një ind lidhës është etiketuar gabim.

Zbulimi revolucionar,  i publikuar në revistën “Scientific Reports” nga universiteti i New York dhe nga qendra mjekësore Mount Sinai Beth Israel, ka të bëjë me anatominë dhe zbulimin e ekzistencës së një “organi të ri”, ndër më të mëdhenjtë në trupin njerëzor: membrana ndarëse.

Etiketuar gjithnjë si ind lidhës, kjo lloj membrane ishte lënë “në hije” në kompleksitetin e saj, për shkak të metodave të përdorura për ta ekzaminuar në mikroskop, i cili e bënte të dukej i dendur dhe kompakt.

Kërkimi shkencor ndërkohë, nxjerr në pah që kjo membranë ndarëse është e shpërndarë në të gjithë organizmin: nën lëkurë dhe në mbështjelljen e aparatit tretës, tek mushkëritë, venat dhe muskujt.

“Organi i ri” është i përbërë nga një zgavër e mbushur me lëng të ndërlidhur dhe e mbështjellë nga shumë fibra kolagjeni dhe elasticiteti dhe kjo është arsyeja që nga një anë reagon si amortizator dhe nga ana tjetër prania e tij mund të shpjegojë shumë fenomene biologjike si: përhapja e tumoreve, plakja e lëkurës, sëmundjet inflamatore degjeneruese dhe madje edhe mekanizmin e veprimit të akupunkturës.

Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top