Bazuar në një çift studimesh të reja, një dozë e vetme kërpudhash magjike mund të bëjë që njerëzit me çrregullime të rënda të ankthit dhe depresionit të ndihen më mirë për muaj…
Drogat halucinagjene që paraqiten tek kërpudhat magjike, mund të kenë efekt të shpejtë në trajtimin e ankthit dhe depresionit tek pacientët që vuajnë nga kanceri.
Në konferencën TedMed është thënë se 92 për qind e pacientëve që janë trajtuar me psilocybin (përbërësi aktiv i kërpudhës), kanë pasur reduktim të depresionit dhe ankthit. Tek këta persona, 79 për qind e efektit ka zgjatur për gjashtë muaj.
Sipas studimeve të kryera nga shkencëtarët rezulton se këto kërpudha janë shumë efektive në luftimin e frikës nga kanceri dhe kanë sugjeruar që studime të mëtejme të bëhen rreth efektit të këtyre kërpudhave në organizmin e njeriut.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.