Mirëqenie

February 19, 2019 | 11:52

Kërpudhat ulin rrezikun e problemeve të zemrës

Kërpudha është një ushqim, i cili po “humb” me kalimin e kohës. Në Egjiptin e lashtë, faraonët e konsideronin si ushqimin më të shijshëm, i cili u sillte shumë të mira për organizmin, ndërsa atë e përdornin edhe në mjekësinë popullore. Ndër 4.000 lloje kërpudhash që ekzistojnë, vetëm 100 prej tyre janë të ngrënshme. Këto të fundit mund të zgjidhen të freskëta, të thata ose të grira.

Të freskëtat apo të thatat kanë karakteristikat më të mira ushqyese. Mundësia për t’i tharë apo për t’i ngrirë ato e bëjnë këtë ushqim të disponueshëm gjatë gjithë vitit. Nëse kërpudhat i blini të freskëta, atëherë duhet të bëni kujdes që të mos jenë me myk, ndërsa koka dhe bishti i tyre duhet të jenë të fortë. Shumë mendojnë që kërpudhat janë një ushqim i rrezikshëm për linjat tona, por në të vërtetë nuk është kështu. Ato kanë një përmbajtje kalorike vërtet të ulët, 11 kcal/100 g për kërpudhat e freskëta dhe 296 kcal/100 g për ato të thatat. Gjithsesi, kjo varet edhe nga shumëllojshmëria e kërpudhave që hamë. Pra, e sigurt është që ato nuk kanë yndyrë.

Kështu që kërpudhat janë të përsosura për t’u përfshirë edhe në dieta të ndryshme dobësimi. Pjesa më e madhe e kërkimeve mjekësore ka konfirmuar të mirat që kërpudhat i sjellin organizmit tonë. Studimet më të fundit janë përqendruar veçanërisht në katër lloje kërpudhash mjekësore, maitake, shiitake, reishi dhe krimet. Maitake e shiitake kultivohen në veri të Indisë dhe janë shumë të shtrenjta, por edhe të vështira për t’u gjetur.

Ndërsa disa lloje kërpudhash që mund të gjenden lehtë, të tilla si bisporus agaricus janë të njohura për aftësinë e tyre për të luftuar fillimin e lloje të ndryshme të kancerit, kolesterolin, për të luftuar sëmundjet inflamatore dhe për të parandaluar sëmundjet kronike, në sajë të pranisë së antioksidantit të fuqishëm ergotioneinës.

Kërpudhat janë të dobishme në luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe në frenimin e formimit të kolesterolit në arterie. Ato përmbajnë vitaminë B3, e cila ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe vitaminë B2, e nevojshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut për metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top