Këshilla & Arsye

August 21, 2018 | 8:17

Këshilla avokatie, Harbi Aliaj i gatshëm t’u përgjigjet lexuesve për sa më pak stres social

 

Në një kënd të gazetës periodike “Intervista”, avokati dhe gazetari i njohur, Harbi Aliaj, vjen me konsulencë falas për të gjithë ata që kanë nevojë për çështje që lidhen me ligjet. Për t’ua lehtësuar sa më shumë procedurat, por edhe aspektin psikologjik të masës që mund të kenë çështje ndryshme, ai vetëofrohet, duke ndërgjegjësuar dhe ofruar jo pak ndihmë për të gjithë të interesuarit.

harbiKëtë ndihmë ai e ofron edhe për revistën “Psikologjia”, sikundër veprojmë për të gjitha letra që vijnë në adresë të psikologeve tona. Për Harbin, vullnetarizmi, përveç profesionit dhe asaj që plotëson karrierën e tij, është një dimension që duhet ta shpërfaqim, për të ndihmuar dhe mbështetur sa më shumë njerëz në pamundësi njohurish ndaj ligjeve.

Kjo praktikë priret t’ju shërbejë në kohë dhe pa ngarkesën emocionale të trokitjes në dyert e gjykatës apo avokatëve, të cilët kanë koston e tyre, cilado qoftë natyra e problemit.

Ja një nga këshillat drejtuar një qytetareje, e cila ka probleme me mbifaturimin e energjisë elektrike.

***

Më kanë vjedhur energjinë elektrike, dhe aparati matës është i dëmtuar, ndërsa OSHEE kërkon që t’i paguajë unë faturat që në fakt janë mbifaturuar. Si të veproj?

elektricisti-faturisti-osheeAbonentët, ankesat e tyre duhet t’i adresojnë pranë kompanisë OSSHEE me qëllim, zgjidhjen administrative të problemit që reklamojnë. Nëse “konflikti” nuk zgjidhjet, atëherë rruga e vetme është gjykata që investohet me kërkesë-padi. Referuar ligjit, faturat e energjisë elektrike, konsiderohen tituj ekzekutivë dhe mund të goditen që të deklarohen të pavlefshme, që detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas.

Gjatë procesit gjyqësor, ekspertët e caktuar nga gjykata përpilojnë aktin e ekspertimit që pasqyron konsumimin real të kilovatëve të konsumuar në referencë të pajisjeve elektro-shtëpiake të abonentëve si dhe gjendjen teknike të aparatit matës, duke analizuar gjetjet me treguesit e faturave respektive të energjisë-elektrike. Gjykata disponon me pavlefshmërinë konkrete të faturës së energjisë elektrike apo zbritjen e detyrimit të abonentit ndaj OSSHEE, kur kalkulimet diktojnë diferenca. Bëni kujdes, sa herë që vini re dëmtime të aparatit matës, njoftoni Operatorin e Energjisë Elektrike dhe evitoni ndërhyrjen personale, pasi ky veprim përbën vepër penale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top