Të gjitha përgjigjet gjenden tek qetësia. Të mos bëni asgjë, kur nuk dini çfarë të bëni, është zgjidhja më e mirë. Ndonëse kjo mund të duket kontradiktore dhe e palogjikshme, kjo këshillë e lashtë budiste mund të jetë zgjidhja e problemeve tona.
Por çfarë do të thotë të qëndrosh i qetë? Ne i referohemi para së gjithash qetësisë mendore, heshtjes. Për të qenë në gjendje të eliminojmë nga koka “tingullin” që na pengon të dëgjojmë zgjidhjen
Mund të duket kontradiktore, sepse kur përballemi me një problem, ne angazhohemi për të gjetur zgjidhjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe pikërisht në këtë moment truri fillon të bëjë një mijë kthesa, duke bllokuar çdo veprim krijues që mund të shfaqet. Çështja kryesore është kjo: të dini si të qëndroni të qetë në mes të stuhisë.
Qetësimi i mendjes në rrethanat që na nxitin të bëjmë të kundërtën duket utopike, por jo. Ju nuk jeni vorbulla e mendimeve që peshojnë në kokën tuaj, ju jeni vetëm vëzhguesi që ndodhet në mes të problemit. Ju jeni ndërgjegjja, që është duke pritur për t’iu dëgjuar.
Si ta arrijmë këtë gjendje të qetë që na lejon të zgjidhim problemet? Sigurisht përmes heshtjes. Në mënyrë që të jetojmë të lumtur dhe të kthjellët, heshtja është thelbësore, e brendshme dhe e jashtme. Një mbyllje fizike me një kokë plot zhurmë është e padobishme.
Mjaftojnë vetëm pak minuta në ditë, për të qenë në gjendje të ribalancoheni dhe pastaj të dilni nga zbrazëtia e brendshme. Për shembull: përpiquni të mbani mend “problemin” që nuk dini ta zgjidhni dhe imagjinoni ta vendosni në një kuti dhe ta dorëzoni tek ky “Unë”, që edhe pse nuk e njeh, ndiheni mjaft të afërt.
Meditimi gjithashtu ndihmon: zgjat 10 minuta në ditë. Të mos bësh asgjë, na lejon të rivendosim një ndjenjë qetësie. Dëgjojmë muzikë relaksuese, vëzhgojmë dhe mendojmë. Lëvizni nga hapësira juaj, bëni një udhëtim në qytetin tuaj, ecni vetëm dhe lërini orët të kalojnë ndërkohë që mendoni për diçka tjetër.
Burimi / http://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.