Fillimi i një viti të ri paraqet një moment ekuilibri dhe reflektimi. Ekzaminimi i asaj që mund të përmirësohet dhe asaj që duhet të lëmë pas, bëhet një nevojë urgjente. Yjet na vijnë në ndihmë dhe na japin këshilla të shkëlqyera dhe bujare për secilën shenjë të Zodiakut.
Dashi
Këshilla për të lindurit nën shenjën e Dashit është që të kultivojnë durim dhe mos të marrin vendime të nxituara. Vlerësojini situatat personale dhe ato në fushën profesionale me një ekuilibër të madh, duke lënë mënjanë impulsin dhe entuziazmin.
Demi
Për të lindurit nën shenjën e Demit , këshilla është që të doni jetën dhe situatat që do të lindin pa pritur shpërblime dhe avantazhe. Me siguri dikush mund të mos jetë plotësisht i denjë për të, por në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të njihni dashurinë e vërtetë.
Binjakët
Për të lindurit nën shenjën e Binjakëve, sugjerimi që nuk duhet harruar është ky: nuk jeni këtu për të kënaqur të tjerët, por për të ndjekur rrugën tuaj. Prandaj dëgjoni këshillat e atyre që janë afër jush, por vendosni duke ndjekur busullën e zemrës dhe dëshirat tuaja.
Gaforrja
Jeta është një sfidë, madje e vështirë dhe jo gjithmonë e lehtë, për këtë arsye zgjidhja nuk është t’u fshihesh problemeve apo të shmangësh zhgënjimet, por të përballesh me to me besim dhe pa frikë.
Luani
Për të lindurit nën shenjën e luanit këshilla është që të korrigjojnë disa ekstreme krenarie dhe prirje për të konkurruar. Mos shiko vazhdimisht barin e fqinjit, por kujdesu për të tëndin me entuziazëm dhe pozitivitet.
Virgjëresha
Për ata që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës një rekomandim i dobishëm për të mos patur surpriza negative në marrëdhëniet me të tjerët. Ju keni një tendencë për t’i ngritur në piedestal ata që qëndrojnë pranë jush, mbase për të arritur diçka, por duhet të jini më të kujdesshëm!
Peshorja
Njerëzit e lindur nën shenjën e Peshores shpesh janë të zënë me ndërmjetësimin, këshillimin, gjetjen e zgjidhjes për të tjerët. Këshilla për ta, për këtë 2020, është të mësojnë të shijojnë heshtjen. Të mbyllesh në vetvete në mënyrë që të kuptosh se çfarë dëshiron vërtet në jetën tënde.
Akrepi
Për këtë shenjë të veçantë, padyshim të fortë, por edhe shumë të brishtë, këshilla është që të mos kërkoni miratimin e të tjerëve. Ndiqni instinktet tuaja, madje edhe me koston e dukjes të pandjeshëm!
Shigjetari
Për këtë shenjë të Zodiakut, një këshillë shumë e rëndësishme është që të mos mbingarkoheni me emocione. Jo gjithmonë është faji i situatës, por i mënyrës se si reagoni ndaj tij.
Bricjapi
Për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit, në këtë 2020 që premton të jetë pozitiv, një këshillë themelore është që të mësoni të merrni pak kohë për veten tuaj dhe të mos mendoni vetëm për vrapimin dhe punën!
Ujori
Këshilla për shenjën e Ujorit për këtë 2020 që sapo ka filluar, është të sjellurit me mençuri. Kjo do të thotë, më pak fluturime të zbukuruara dhe më shumë saktësi. Ëndërrimi është diçka që tregon krijimtarinë dhe imagjinatën, por jeta e përditshme kërkon edhe pragmatizëm!
Peshqit
Për shenjën e fundit të Zodiakut, sugjerimi është të dëgjoni më shumë instinktet tuaja, sidomos kur ka shumë zëra kontradiktorë. Dëgjojini të gjithë, por zgjidhni në mënyrë të pavarur!
Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.