Është normale që pas disa kohësh që jeni së bashku dhe duheni, çiftet vendosin të jetojnë se bashku. Por shpesh, bëhet fjale për një hap të vështirë, që nënkupton prezencën e një mirëkuptimi dhe dozë të madhe tolerance. Të jeni se bashku të lumtur është e mundur dhe do ju japim disa këshilla që jeta në çift nën të njëjtën çati mos të kthehet në luftë.
Dy persona të ndryshëm
Për të mbajtur një marrëdhënie është e rëndësishme të bëni kompromise, që nuk do të thotë të hiqni dorë nga diçka, por dashuri. Kur ndodh diçka, zotësia për të falur është një cilësi me të vërtet e çmuar. Por në rast se nuk arrini të “gëlltisni” një episod, një zënkë apo një tradhti, atëherë mos gënjeni veten tuaj dhe tjetrin sepse do të thotë se nuk do të arrini kurrë ta falni dhe rreziku është që të transformoni çdo debat në një gjyq pa fund.
Respekt për personalitetin dhe hapësirat
Gjeja e parë që duhet të mbani mend kur jetoni bashke është respekti. Kjo do të thotë të viheni në pozitën e tjetrit dhe të mendoni se kjo që po bëni mund ta lëndojë. Një aspekt tjetër i rendësishem janë dhe dëshirat dhe interesat personale. Kjo do të thotë që nuk është e nevojshme që të bëni çdo gjë bashkë, përkundrazi duhet të keni hapësirat tuaja.
Kujdesuni për veten dhe për sensualitetin tuaj
Kush e di përse pas muajve të parë vjen lodhja dhe mërzia, edhe seksi bëhet i detyrueshëm. Pak varet nga pasioni i cili fillon të shuhet, por një faktor tjetër është se partnerët pas disa kohësh që janë bashkë fillojnë të mos kujdesen për pamjen. Kështu mos harroni që kujdesi dhe vëmendja për trupin tuaj është çelësi i erosit!
Të qeshni
Të qeshësh ju bën mirë, edhe shëndetit edhe çiftit! Të arrini të qeshni përballë vështirësive, ndaj defekteve të tjetrit, ndaj diferencave të vogla, sesa ti transformoni në një tragjedi, ndihmon për të kaluar momentet e vështira.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.