Mirëqenie

June 23, 2018 | 10:34

Këshilla për një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme në verë

Temperaturat e larta ndikojnë në mënyra të ndryshme në varësi të llojit të lëkurës. Ja çfarë sugjerojnë ekspertët, këshillat që duhet të dini:

Përdorni ushqimet e duhura

Ka shumë ushqime që janë të njohura për potencialin e tyre antioksidant duke përfshirë portokallet, frutat e pyllit, qershitë, kumbullat dhe shegët.

Hidratojeni lëkurën

Sapo të zgjoheni në mëngjes do e ndjeni veten të hidratuar dhe plot me energji. Mos harroni te pini sa më shumë ujë. Do dukeni gjithmonë të rinj.

Përdorni larës specifik të fytyrës

Që produktet hidratuese të funksionojnë si duhet, patjetër duhet të keni larës të mirë të trupit dhe fytyrës. Mos përtoni!

Pasi të mbaroni ndonjë aktivitet fizik, lahuni sa më shpejt

Një nga gjërat që duhet të bëni pasi mbaroni ndonjë stërvitje fizike, është të bëni një dush në mënyrë që lëkura të marrë frymë dhe djersa të mos bllokohet.

Mos harroni kremrat mbrojtës

Njerëzit duhet patjetër të përdorin krem mbrojtës, sidomos gjatë stinës së verës. Rekomandohet të jetë edhe rezistent ndaj ujit.

Lajini rrobat më shpesh

Pasi e keni veshur njëherë diçka, duhet ta lani. Mos harroni se në verë, aroma e trupit ndihet më shumë. Si pasojë mund të mbani edhe erë të keqe duke shqetësuar edhe njerëzit pranë jush.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top