Këshilla & Arsye

March 4, 2017 | 8:40

Këshilla për Pranverën

Pranvera troket bashkë me gjallërinë. Kudo ndihet ajër i freskët dhe energji. E përjetojmë këtë fillim stine plot entuziazëm dhe kënaqësi, sepse është më e rëndësishme të ndihemi mirë, ndaj ju sugjerojmë 5 këshilla…

1

1. Shfrytëzoni energjinë e diellit duke dalë në ajër të pastër të paktën gjysmë ore në ditë për të përfituar Vitaminën D që bën mirë për shëndetin e kockave.

2. Ajri i pranverës nuk sjell me vete vetëm alergjitë e stinës, por edhe shumë freski dhe rigjenerim, ndaj është mirë të bëjmë shëtitje në fusha me gjelbërim apo buzë liqenit, ku ka më pak tym dhe pluhur. Kjo shërben për të rihapur poret e lëkurës dhe për të forcuar imunitetin dhe rrugët e frymëmarrjes.

3. Në mëngjes konsumoni produkte të freskëta për t’u përballur sa më mirë me ditën e ngarkuar me punë. Është mirë ta filloni ditën me fruta të freskëta ose lëng të freskët frutash, shoqëruar me një fetë bukë me proshutë. Këto janë ushqime që ofrojnë proteina dhe kalori gjithashtu.

4. Lëvizni në qytet me biçikletë apo në këmbë. Është një ushtrim shumë i mirë dhe ndihmon të mbani trupin në formë pa
u munduar. Filloni gradualisht që të mos ndiheni të lodhur.

5. Shpesh ndjejmë nevojën për të eliminuar nga trupi toksinat e grumbulluara gjatë dimrit. Është mirë të konsumoni vakte të shpeshta dhe në sasi të limituar. Mos e rëndoni stomakun me ushqime dhe pini sa më shumë lëngje, çaj të ftohtë apo ujë, të cilat shërbejnë për të çliruar trupin nga toksinat dhe papastërtitë e grumbulluara në organizëm. Zgjidhni një dietë me fruta, perime, bukë integrale, mish të bardhë dhe kos.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top