Po afron stina e verës…Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të humbisni peshë, pa shumë përpjekje dhe mundim.
1. Mos harroni asnjë vakt!
Mbajtja konstante e niveleve të sheqerit në gjak është jetike, nëse doni të shmangni krizat e urisë që ju detyrojnë të hani shumë.
2. Konsumoni më shumë fasule dhe thjerrëza!
Bishtajoret kanë indeks të ulët glicemik, pra rrisin ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak, duke vonuar ndjenjen e urisë. Shtoni llojet e ndryshme të bishtajave në salca për makarona, supë, mish dhe gatime të ziera, që të ndiheni më të ngopur, pa shtuar ne përmbajtjen e tyre yndyrë ose kalori.
3. Nxihuni në diell!
Lëkura kafe gjithmonë të bën të dukesh më e dobët dhe paraqitja e mirë, gjithmonë ngre moralin, duke rritur mundësitë që të kujdeseni për siluetën tuaj. Përdorni një produkt për nxirje, që të dukeni më të hollë.
4. Kufizoni vajin!
Nëse përdorni në gatim vetëm një lugë vaj më pak në ditë, në një vit do të keni humbur kalori të mjaftueshme, në mënyrë që peshorja juaj, të tregojë 4 kg më pak.
5. Pastroni shtëpinë!
Dy orë punë shtëpie në javë “djegin” kalori të mjaftueshme për të humbur më shumë se 3 kg në vit! Dhe, sa më shumë punë bëni, më shumë kalori do të digjni dhe shtëpia do të shkëlqeje nga pastërtia.
6. Konsumoni proteina!
Mos harroni disa proteina yndyre si peshku, mish pule i pjekur dhe mishi pa dhjamë. Proteina është më efektive në përmbushje të urisë, se sa karbohidratet apo yndyra. Nëse, konsumoni pak proteina në drekën tuaj, do të minimizoni shanset për të ngrënë diçka pasdite.
7. Ecni!
Mund të tingëllojë e pabesueshme, por nëse ju ecni 10 minuta më shumë në ditë, ju do të humbni 3 kg në vit! Nëse punoni në zyrë, bëni vetë punë të vogla duke çuar dokument, nga një zyrë tek tjetra dhe nëse përdorni urban, bëni ndonjë stacion në këmbë.
8. Konsumoni fibra bimore!
Kurdo që të jetë e mundur, zgjidhni ushqime të pasura me fibra, të tilla si buka dhe drithërat dhe produkte orizi. Nuk përmbajnë kalori, kështu që ju mund t’i konsumoni pa shtuar peshë. Për më tepër, ngadalëson zbrazjen e stomakut dhe ndiheni të ngopur për më shumë kohë.
9. Lëvizni në vend!
Ok, pjesa tjetër e familjes mund të mendojë se jeni çmendur, por nëse ju bëni levizni dhe kur jeni në vend për dy minuta, tre herë çdo mbrëmje, ju mund të humbisni 3 kg në vit!
10. Mos mënjanoni shijet e ëmbla!
Disa ushqime të ëmbla mund të bëjnë dietën më të shijshme dhe të lehtë. Preferoni, ato që përbëjnë burime të mira ushqyese si kosi i frutave (i pasur në kalcium) dhe fruta të thara.
11. Çohuni nga karrigia!
Digjni kalori lehtësisht, duke u ngritur nga vendi juaj, çdo herë që flisni në telefon. Në përgjithësi, qëndrimi në këmbë një orë më shumë në ditë, djeg 50 kalori më shumë, dmth gjysmë kile më pak çdo 10 javë, pa bërë ndonjë gjë të vështirë!
12. Hani ngadalë!
Lëreni poshtë thikën dhe pirunin tuaj pas çdo kafshate dhe detyrimisht, do të ngadalësoni ritmin me të cilin hani. Në këtë mënyrë, do të reduktoni në mënyrë dramatike mundësitë për të ngrënë më tepër.
13. Pini ujë!
Është e lehtë të ngatërrosh urinë me etjen dhe të merrni një biskotë ndërkohë që doni ujë. Hidratoni trupin tuaj. Për të konsumuar rreth tetë gota ujë në ditë, që thonë specialistët, mbani pranë vetes gjithmonë një shishe me ujë.
14. Blini sasi të vogla!
Nëse keni tendencë të hani shumë ëmbëlsira, apo biskota që gjenden në shtëpi, filloni të blini sasi sa më të vogla. Kjo, pasi do të boshatisni kutinë si e vogël, edhe e madhe të jetë. Nëse do të zëvendësoni çokollatën tuaj të preferuar me një çokollatë të vogël fëmijësh, mund të pakësoni 55.000 kalori në vit, ose më shumë se 15 kg!
15. Flakni telekomandën!
Nëse ngiheni disa herë çdo natë, për të ndryshuar kanalet televizive, është një ushtrim i shkëlqyer, i cili bëhet pa e kuptuar.
16. Kontrolloni urinë tuaj!
Mos filloni të hani, pa menduar se sa të uritur jeni. Nëse përfitoni zakonin të llogarisni shkallën e urisë suaj nga 1-10, çdo herë që uria juaj është më pak se 5, lini të kalojë pak kohë akoma dhe pastaj hani.
17. Kujdes me ushqimet e gatshme!
Çdo herë që blini një vakt të gatshëm, kontrolloni përmbajtjen e yndyrës. Nuk duhet të tejkalojë 5% ose 5 gram (gr) për 100 gr të ushqimit.
18. Zgjidhini pijet me inteligjencë!
Preferoni pijet që përmbajnë më pak sheqer dhe do të “shpëtoni” kalori të mjaftueshme çdo herë që dilni jashtë. P.sh., në vend të një birre mund të konsumoni një xhin tonik dhe do të kurseni 35 kalori.
19. Imagjinoni vetën të dobësuar!
Keni më shumë premisa për të humbur peshë, nëse gjithmonë ëndërroni veten tuaj, me më pak kile. Sa më real të jetë imazhi, që krijoni në mendje, aq më e fortë është dëshira juaj për ta realizuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.