Natyrisht, gratë fillojnë të fitojnë peshë kur nuk bëjnë shumë aktivitet fizik, sidomos pasi të mbushin pesëdhjetë vjeç. Një nga gjërat më të thjeshta që duhet të bëni kur nuk jeni fizikisht aktiv është të hani ushqim me pak kalori dhe të përpiqeni të bëni disa ushtrime kardio në baza të rregullta.
– Gjatë procesit të humbjes së peshës, nuk duhet të peshoheni vetë çdo ditë; kjo do të shkaktojë stres dhe mund t’ju pengojë që të arrini qëllimin tuaj.
-Për më tepër, përpiquni të shmangni ushqimin e përpunuar për shëndetin tuaj dhe hani perime dhe fruta të freskëta në çdo vakt, për shembull një mëngjes me bollgur me disa boronica dhe një gotë me lëng portokalli. Sigurisht, duke shtuar ushqimet e detit janë një zgjedhje e shkëlqyer; peshku i freskët i pjekur në skarë nuk është vetëm i shëndetshëm, por është gjithashtu aq i shijshëm, por nëse nuk jeni një shijues i produkteve të detit, mos u shqetësoni se mund të zgjidhni mishin e shpezëve dhe të viçit.
-Një rregull shumë i rëndësishëm për ju është që të ecni rregullisht, pasi ecja është shumë e dobishme dhe esenciale në humbjen e peshës.
-Noti është konsideruar si një tjetër mundësi për të qenë të shëndetshëm dhe të aftë.
-Në të vërtetë, ne nuk duhet të harrojmë për efektin e madh të trajnimit të forcës me pesha të lehta që nxisin metabolizmin dhe humbjen e peshës.
-Praktikoni shprehi të mira të ngrënies pa u përpjekur për ndonjë dietë të modës që ju bën të shpenzoni para dhe nuk merrni asgjë në kthim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.