Tani frenohuni, nuk keni ç’bëni! Aktiviteti ditor ju do më të lirshëm. Boll më me tryeza të rënda dhe të fryra, trupi juaj ka nevojë të ndihet më i lehtë. Të gjithë rendim të mbajmë frymën dhe shpresën drejt dietave të forta, ato që të bëjnë të humbasësh tre kilogramë për një ditë. Në fakt, pak shpresë na japin, ndryshe do të bëhej nami me peshën.
Gjithsesi, kemi përzgjedhur më të mirën e mundshme, duke ju sugjeruar këshilla specialistësh për të gjetur paqe me fizikun tuaj. Dieta ushqimore detoksifikuese është menyja më e mirë pas festave. Ky term do të thotë: largim i të gjitha substancave të dëmshme nga trupi ynë, që rezultojnë të mbledhura nga ushqimi apo të prodhuara gjatë procesit të ngrënies. Shëndeti i trupit tonë varet fort nga raporti midis shumës së toksinave të mbledhura dhe shumës që kemi eliminuar nëpërmjet organeve nxjerrëse si (mushkëritë, veshkat, mëlçisë, zorrëve).
Kështu, këshillohet të mbahet një regjim i rregullt ushqimor dhe në veçanti në periudha të ndryshme, i rekomanduar për të forcuar më tej organizmin përmes një “pastrimi të orientuar” që detoksifikon akumulimet e shfaqura. Momentet e shkëlqyera për t a ndjekur kë t ë die t ë janë :
• në fillim, një dietë për humbje peshe për të përmirësuar dhe për të ruajtur rezultatet
• në pranverë për të hequr akumulimet e mbledhura gjatë dimrit, zakonisht nga ushqime me kalori të lartë
• në vjeshtë, për të përforcuar trupin në prag të sëmundjeve dimërore
• pas periudhës së festave, pushimeve apo ushqyerjes së tepërt
Le ta shohim në praktikë se KUR dhe SI duhet bërë një dietë detoksifikuese :
• para një diete dobësimi dhe në të gjitha situatat
• nga sëmundjet kronike, alergjitë, sëmundjet e lëkurës…
• për forcimin e organizmit
Në këto situata është veçanërisht e domosdoshme të vlerësojmë
Intolerancat Ushqimore që has organizmi: ushqimet që shqetësojnë, parë nga trupi ynë si toksina që e lodhin atë gjatë procesit të tretjes nga njëra anë dhe që pengojnë në eliminimin e substancave të dëmshme nga ana tjetër. Shpesh kjo gjendje ndikon në rritjen e ujit, shfaq ënjtje, fryrje të zorrëve, kapsllëk; ndërkaq zorrët që janë qendra e sistemit tonë imunitar, reflektojnë si një nevojë e domosdoshme në shëndetin tonë. Përjashtimi i këtyre ushqimeve për një periudhë kohe, ndikon në përmirësimin e procesit të tretjes, si dhe përthithjen e duhur të ushqyesve të tjerë. Kjo përkthehet në një përmirësim të eliminimit të lëngjeve (celulitit), pakësojnë ënjtjet në peristaltikën e zorrëve.
Në ndërrim të stinëve (pranverë/vjeshtë):
Program 4-ditor ditë: konsumoni vetëm fruta (veçanërisht banane) shtoni të paktën 1,5 litra ujë. Në këtë mënyrë patrohet zorra e trashë. ditë: merrni vetëm çaj, të gjelbër ose lëng panje, jo të ëmbëlsuara për të larguar toksinat. ditë: konsumoni vetëm perime të papërpunuara ose të gatuara, pini të paktën 1,5 litra ujë. Në këtë mënyrë do të rimineralizohen zorrët. ditë: konsumoni vetëm supë pa makarona apo patate për të rimineralizuar të gjithë trupin. Rikthejuni normalisht ushqimit duke i shtuar gradualisht në 5 ditë drithëra (makarona, bukë, oriz), më pas plotësisht peshk, vezë, djathëra dhe mish. Si t’i mbajmë rezultat e duhura dhe detoksifikimin periodik? Mund të zgjidhni mes një programi 2-ditor që do të kryhet një herë në muaj, ose një program që do të mbahet deri 1 herë në javë: Zgjidhni vetëm një lloj fruti apo perimeje (me përjashtim banane dhe patate) dhe konsumoni vetëm atë duke i shtuar me kohë të paktën 1,5 litra ujë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.