Këshilla & Arsye

October 9, 2018 | 14:27

Këshilla se si duhet të veproni kur fëmija refuzon të hajë

Fëmija juaj refuzon të hajë? Ekspertët e Spitalit Pediatrik në Romë, kanë paraqitur një sërë udhëzimesh për prindërit për të trajtuar dhe për të kapërcyer selektivitetin në tryezën e fëmijëve. Udhëzime për nënën dhe babain kur fëmijët refuzojnë ushqimin:

1) Propozoni të njëjtin vakt për të gjithë familjen. Fëmija ndikohet nga shoqëria në zgjedhjen e ushqimit dhe tenton të hajë me imitim.

2) Përsëritni ushqimet e refuzuara, ndoshta pas një kohe dhe të gatuara ndryshe. Përdorimi i përsëritur rrit shijen e fëmijës ndaj vetë ushqimit.

3) Mos e detyroni fëmijën të shijojë një ushqim. Prova e detyruar mund të rrisë neverinë. Gjithashtu nëse i ofroni fëmijës shpërblim për ushqimin nuk do ta mësoni atë të hajë vullnetarisht.

4) Respektoni kohën e ushqimit. Vakti duhet të jetë një moment i veçantë i ditës: është e përshtatshme që e gjithë familja hajë në të njëjtin orar dhe në të njëjtën tryezë.

5) Fikni TV, tabletin dhe video lojërat. Ushqimi është një moment i rëndësishëm: nuk lejohen shpërqendrimet. Kjo i mundëson fëmijës të përqendrohet në atë që është në tavolinë, të eksperimentojë dhe të mësojë rreth ushqimeve të propozuara.

6) Organizimi i një mënyre familjare me ushqimin. Stimuloni kuriozitetin e fëmijës nëpërmjet shqisave, nga dija në eksperimentim.

7) Merreni fëmijën me vete për të bërë pazar: duke e bërë fëmijën pjesë të pazarit zbavitës ai do të zotërojë zgjedhjet e tij.

8) Përfshini fëmijën gjatë gatimit: ai duhet të njihet me atë që ka zgjedhur në supermarket nëpërmjet 5 shqisave. Larja, prerja dhe ndihma në receta së bashku me nënën dhe babain e inkurajon atë që të kënaqet me krijimet e tij.

9) Shijoni së bashku shijet e ushqimet që keni përgatitur.

10) Kthejeni kuzhinën në një ambient feste. Merrni një kapelë kuzhine dhe sugjeroni që fëmija të marrë pjesë. Koha e lojës është e preferuara për të gjithë familjen.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top