Mirëqenie

June 9, 2017 | 8:30

Këshilla të vlefshme kundër njollave dhe akneve: nga limoni te pasta e dhëmbëve

Ekzistojnë receta natyrale për njollat dhe aknet: që nga limoni te kosi, nga majaja e birrës te pasta e dhëmbëve. Ju propozojmë një udhërrëfyes praktik, i pasur me këshilla të vlefshme për të realizuar produkte efikase në kushtet e shtëpisë.

1

Hudhra: në sajë të vetive kurative të saj, siç është prania e allicinas (kompleks solfororganik me veprim antibakterial), është një ilaç interesante për puçrrat në fytyrë. Zakonisht duhet përdorur me lyerjen mbi një akne, duke e përsëritur si veprim disa herë gjatë ditës. Jo vetëm kaq, por hudhra do të sjellë rini të lëkurës.

 

Aloe vera: është një nga kurat natyrale më të përhapura kundra akneve. Falë pranisë së principeve aktive si: acidi cinamik, barbaloina, resistanolo, vaji i eterit dhe aloinës, aloe vera ka veti anti-inflamatore dhe astringjenti dhe është e aftë të krijojë qeliza të reja që favorizojnë procesin e shërimit. Ajo mund të përdoret në disa mënyra:

  • Përhapeni xhelin e aloe verës në zonën e interesuar dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta. Përsëriteni rreth 2 herë në javë dhe më pas shpëlajeni zonën e lyer.
  • Shtoni një lugë xhel aloe vera në një produkt eksfoliant. Në këtë mënyrë ju do largoni jo vetëm qelizat e vdekura, por do të rijetësoni zonën e trajtuar. Ky trajtim është shumë i dobishëm për të parandaluar shfaqjen e akneve dhe nuk duhet të përsëritet më shumë se një herë ose dy herë në javë.

 

Majaja e birrës: falë pranisë së Vitaminave të grupit B, majaja e birrës ka një veprim antibakterial dhe pastrues. Ajo gjendet edhe si suplement shtesë dhe duhet të konsumohet 3 herë në ditë shoqëruar me vaktet e të ngrënit.

 

Lëng limoni: aciditeti i tij ndihmon në riekuilibrimin e gjendjes së aciditetit në lëkurë, duke rivendosur nivelin e pH. Lëngu i limonit mund të përdoret në mënyra të ndryshme për të luftuar aknet:

  • Përdorim i zakonshëm: një kokërr limon i shtrydhur, shtojini një lugë sheqer në mënyrë që ta përthithë më mirë lëkura, dhe aplikojeni te aknet në mënyrë rrethore. Lëreni për disa minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Përsëriteni 2 herë në javë.
  • Për përdorim të brendshëm: të pihet lëngu i përftuar nga shtrydhja e një limoni. Ndihmon në pastrim deri në brendësi të trupit.

 

Kosi: i dobishëm për të parandaluar dhe për të hequr aknet për shkak të pranisë së Vitaminës A. Për të filluar trajtimin, ju duhet një filxhan kos. Aplikoni në mëngjes, një shtresë kos në zonën e mbuluar nga akne dhe lëreni për disa minuta. Shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët. Përsëriteni aplikimin dy herë në javë.

 

Pastë dhëmbësh: ashtu si soda e bukës edhe pasta e dhëmbëve falë përmbajtjes së saj kimike. Aplikojeni një masë të vogël në zonën me akne apo njolla, duke e lënë të veprojë për rreth 15 minuta. Ky trajtim nuk duhet të bëhet shumë shpesh, sepse pasta e dhëmbëve e than shumë lëkurën, ndaj rekomandohet një herë në ditë.

 

Ujë i oksigjenuar: përgjithësisht përdoret si dezinfektant, i shkëlqyer për të luftuar puçrrat. Oksigjeni në fakt hap poret dhe vret bakteret.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top