Këshilla & Arsye

January 8, 2020 | 8:10

Këshillat e domosdoshme, se si të kujdeseni për foshnjën gjatë muajit të parë të jetës

Ardhja e një fëmijë në shtëpi mund të jetë kënaqësi e madhe, por sjell edhe shumë stres, sa i përket kujdesit për të.

Pesë këshilla thelbësore për kujdesin e fëmijëve në muajin e parë:

  1. Çfarë temperature duhet të ketë dhoma?

Këshillohet të keni një temperaturë prej 22-24 gradë Celsius në dimër dhe 27-29 gradë Celsius në verë. Kondicioneri përdoret kur vlerësohet i nevojshëm, por kini kujdes që asnjëherë të mos drejtoni ajrin drejt foshnjës.

  1. Çfarë rrobash duhet të veshë fëmija?

Pak më  ngrohtë se ju… nëse vishni bluza me mëngë të shkurtra, fëmija juaj do të veshë mëngë të gjata. Nëse visheni me mëngë të gjatë, fëmija juaj do të veshë bluzë më mëngë të gjata dhe një tjetër bluzë sipër.

  1. Sa shpesh duhet të ushqehet?

Ai duhet të ushqehet çdo 3 orë edhe nëse fle duhet ta zgjoni. Ushqyerja me gji nuk ka orë, foshnja ushqehet me gji sa herë që dëshiron.

  1. Sa shpesh duhet ndërruar pelenat?

Foshnjat me gji duhen ndërruar 1-7 herë në ditë. Ndërsa bebet e ushqyera me formula  2-4 herë në ditë.

  1. Si duhet të veprosh me kërthizën e bebes?

Duhet që 4- 6 herë në ditë ta pastrojmë me dezinfektuesin që na ka rekomanduar mjeku dhe duhet mbajtur sa më e pastër dhe e thatë.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top