Bota e sotme globale dhe konkurruese ka nevojë për njerëz kompetentë. Kjo ka të bëjë me “mbijetesën e më të fortëve” dhe kërkon aftësi të mira. Nëse dëshironi të bëheni të suksesshme, ju nevojiten aftësi të buta e të forta dhe ato janë esenciale që të qëndroni duke lundruar në konkurrencë.
Për t’u bërë të suksesshëm, ekspertët rekomandojnë të ndiqni këto katër këshilla sepse janë gjurmët e pothuajse çdo ndërmarrësi të suksesshëm:
Vizioni
Nëse nuk jeni të sigurt rreth asaj se çfarë dëshironi të bëni në jetën tuaj dhe në biznes, asnjëherë nuk do të keni mundësi të bëheni të suksesshëm. Të pasurit vizion është njësoj si të përdornit “Google Map” për të gjetur destinacionin tuaj. Pa pasur vizion, ju nuk mund ta planifikoni rrugëtimin tuaj.
Caktoni synime afatgjata dhe afatshkurta
Sapo ta keni kuptuar se çfarë dëshironi të bëni në jetë, ju duhet që vizionin ta përshtatni me një plan, e këtu pastaj hyjnë në punë synimet. Ju duhet të caktoni synime afatgjate dhe afatshkurta. Synimet afatshkurta ju ndihmojnë të fitoni besim për të realizuar synime shumë më të vështira që zakonisht janë afatgjate.
Punësoni njerëzit më të mirë
Sapo të keni zbuluar se ku dëshironi të shkoni dhe si ta arrini destinacionin, ju duhet të kuptoni se pa ekipin më të mirë nuk do të mund të arrini edhe aq larg. Siç edhe thonë, “nëse dëshironi të shkoni shpejt, shkoni vetëm; nëse dëshironi të shkoni larg, shkoni së bashku”.
Kjo nënkupton se duhet të punësoni njerëzit më të mirë për misionin që tuaj. Jack Ma, një nga biznesmenët më të suksesshëm në botë, thotë se gjithmonë mundohet të punësojë njerëzit që janë më të mençur se ai.
Asnjëherë mos ndaloni së mësuari
Bill Gates, Warren Buffet dhe shumë biznesmenë të tjerë të suksesshëm lexojnë deri në 50 libra brenda vitit. Ata e kuptojnë se asnjëherë nuk duhet ndaluar së mësuari. Nëse dëshironi të zgjeroni njohuritë e përgjithshme dhe të bëheni më të mençur, ju duhet të mësoni dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të mësuar sesa duke lexuar.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.