Këshilla & Arsye

November 19, 2019 | 8:23

Këshillat e OBSH, për të shmangur prekjen nga gripi

Organizata Botërore e Shëndetit ka lëshuar një rekomandim në faqen e saj të internetit në lidhje me 5 rregulla të thjeshta që duhen ndjekur për të shmangur prekjen nga gripi. Nga vaksina deri tek larja e duarve; nga shmangia e fërkimit të syve tuaj ose prekjes së hundës dhe gojës, deri tek mos qëndrimi pranë njerëzve të sëmurë dhe qëndrimi në shtëpi gjatë periudhës kur jeni të infektuar.

Çdo vit miliona njerëz preken nga gripi, duke i bërë atë që të qëndrojnë në shtrat për rreth një javë. Periudha e epidemive të gripit shkon nga fundi i vjeshtës dhe gjithë periudhën e dimri, kështu ne mund ta parashikojmë dhe të përgatisim veten në përputhje me rrethanat,” thuhet në deklaratë.

Vaksinimi – “Vaksinimi vjetor është mënyra më efektive për të mbrojtur veten nga gripi dhe komplikimet serioze,” thotë OBSH. “Vaksinimi është veçanërisht i rëndësishëm për gratë shtatzëna në çdo fazë të shtatzënisë. Është gjithashtu thelbësor për fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, të moshuarit, njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike dhe për profesionistët e shëndetit”.

Lani duart – Një rregull tjetër është të përpiqeni të lani duart rregullisht. “Lani duart rregullisht me ujë të rrjedhshëm dhe sapun dhe thajini tërësisht me një peshqir. Mos harroni: larja si duhet e duarve zgjat rreth dy minuta.

Mos prekni sytë, hundën dhe gojën – Një rekomandim tjetër është që të mos prekni sytë, hundën dhe gojën, pasi në këto pjesë ka më shumë të ngjarë që mikrobet të hyjnë në trupin tonë. “Ju nuk mund të kontrolloni gjithçka që thithni, por mund të zvogëloni rrezikun e infeksionit duke i mbajtur duart larg fytyrës tuaj. Nëse duhet të prekni sytë, hundën ose gojën, bëjeni atë me shami të pastër ose lani më parë duart”.

Shmangni kontaktet me të sëmurët – OBSH gjithashtu rekomandon shmangien e kontaktit me njerëz të sëmurë. Gripi është ngjitës. “Përhapet lehtësisht në hapësira të mbushura me njerëz, si në transportin publik, në shkolla dhe shtëpi pleqsh dhe gjatë aktiviteteve publike. Kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, pikat që përmbajnë virusin mund të përhapen deri në një metër dhe të infektojnë të tjerët”.

Qëndroni në shtëpi nëse jeni të infektuar – Në fund, rekomandohet të qëndroni në shtëpi, në rast se sëmureni. Kontakti me të tjerët i vë ata në rrezik. “Kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit me sëmundje kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe HIV. Izolimi i vetes mund të parandalojë përhapjen e gripit dhe të shpëtojë jetë,” përfundon raporti.

 

Burimi / https://www.ilriformista.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top