Provoni që t’i zbatoni këshillat e psikologut amerikan, Dr. Kevin Leman, i cili thekson që formula e artë fshihet në dhjetë fjali:
- Jini gjithmonë konsekuent në sjelljen tuaj, që fëmija ta kuptojë që jeni serioz për atë që i flisni dhe bëni.
- Gjithmonë plotësoni atë që keni premtuar se do ta bëni dhe kurrë mos hiqni dorë nga premtimi.
- Në vend që të flisni shumë, mbyllni gojën, mendoni dhe përgjigjuni situatës, në vend që të reagoni vakët.
- Gjithmonë numëroni deri në dhjetë kur hasni në problem dhe pyetni veten: Çfarë do të duhej të ndryshoja?
- Kurrë mos i kërcënoni fëmijët, sepse kërcënimet rrallë i zbatojmë, prandaj fëmijët edhe nuk ju besojnë shumë.
- Kurrë mos tregoni hidhërim para tyre, ndaj edhe nëse humbni durimin, kërkojini falje fëmijës dhe eventualisht për ofendimet e thëna.
- Kurrë mos e qortoni.
- Mos i zgjidhni problemet e tyre, ekzistojnë gjëra të cilat patjetër duhet t’i bëjnë vetë.
- Mos shpresoni që sjellja e keqe do të zhduket, harrojeni këtë.
- Mbani shprehje të çiltër të fytyrës, madje edhe kur dëshironi që ta qortoni.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.