Nëse doni që t’iu ndjekë gjithmonë fati i mirë po ju sjellim disa rregulla të trashëguara prej shekujsh, të sugjeruara nga indianët.
Në mëngjes lutuni
Çdo mëngjes, duhet të falënderoni zotin për ditën që po ju fal. Jini mirënjohës!
Jini tolerant ndaj personave që ju mërzisin
Zemërimi dhe xhelozia vijnë nga shpirti i humbur. Mos u ndikoni nga ata, vazhdoni rrugën tuaj me mirësi.
Respektoni mikun
Miku i mirë, është një ndër gjërat më të mira që keni në jetë. Respektojeni dhe do ndiheni mirë.
Merruni me punët tuaja
Nuk duhet të analizoni jetën e të tjerëve, pasi do bëheni të padobishëm.
Respektoni mendimin e të tjerëve
Asnjëherë mos e ndërpritni tjetrin kur flet. Jepini të drejtën të shpreh mendimin e tij.
Fëmijët janë e ardhmja
Jepuni dashuri fëmijëve dhe rritini në mënyrën më të mirë. Ata janë e ardhmja e vendit ku jetoni.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.