Këshilla & Arsye

October 10, 2018 | 8:50

Këshillat më të dobishme për të mbajtur larg të ftohurën…

Jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës dhe me uljen e temperaturave sidomos në mëngjes dhe në darkë rritet dhe mundësia për t’u ftohur sa më lehtë. Në mëngjes kur dalim për të shkruar në punë ose në shkollë ne vishemi trashë sepse është shumë ftohtë por në drekë temperaturat ngrihen madje dalim edhe me mëngë të shkurtra. Dhe është pikërisht kjo periudha më e rrezikshme për t’u sëmurur.

Por mund të përpiqemi që me disa mënyra të thjeshta të mbajmë sa më larg të ftohurën. Ja disa prej tyre:

Ne jemi ajo çfarë hamë. Në e dimë që ushqyerja shëndetshëm është kryesore për organizmin tonë. Rregulli kryesor është mos të anashkalojmë vaktin e mëngjesit, të hamë të paktën tre herë në ditë dhe të hamë sa më shumë fruta dhe perime. Duhet të eliminojnë pijet që përmbajnë sheqer.

Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë. Të bërit aktivitet fizik është thelbësore për shëndetin tonë. Nuk është e thënë të kalosh orë të tëra në palestër por mjafton edhe një shëtitje në ajër të pastër për rreth 30 minuta në ditë. Ushtrimet fizike riaktivizojnë qarkullimin e gjakut duke forcuar imunitetin e trupit.

Të lajmë sa më shumë duart. Higjiena e duarve është thelbësore dhe është një zakon i mirë për të shmangur infeksionet. Asnjëherë nuk duhet të ulemi në tavolinë dhe të prekim fytyrën me duar të pista. Por ka edhe shumë produkte që mund t’i përdorim kur nuk jemi në shtëpi të cilat na ndihmojnë për të mbajtur larg mikrobet.

T’i marrim gjërat lehtë. Stresi është armiku ynë më i madh i cili duhet mbajtur sa më larg. Stresi dobëson sistemin tonë imunitar.

Gjumi. Një gjumë i mirë është ilaçi më i mirë për të mos u sëmurur. Shtatë ose tetë orë duhet të jenë të mjaftueshëm për të “rikarikuar” bateritë tona dhe të përballojmë me sukses ditën. Mungesa e gjumit ulë ndjeshëm sistemin tonë imunitar. Kështu që mos e vrisni shumë mendjen dhe bëni një gjumë sa më të qetë për të qenë të shëndetshëm.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top