Mjekësia popullore, është një shkencë shumë e lashtë, qëllimi i së cilës është të përmirësojë sa më shumë jetën e qenieve njerëzore. Sot ne sugjerojmë 7 këshilla për ta filluar ditën me këmbën e mbarë që bazohet në këtë praktikë.
Ngrihuni para ose gjatë daljes së diellit: momenti kur dielli shfaqet në qiell është koha më e përshtatshme për t’u përqendruar tek vetja. Edhe pse nuk është e lehtë të dalësh nga krevati në orën 7 të mëngjesit, hap pas hapi mund t’ia dalësh.
Meditoni: nëse është meditim, lutje ose thjeshtë mendim, është e nevojshme që të reflektoni disa minuta. Në fakt, sapo të zgjoheni, truri nuk është përshtatur akoma plotësisht me ritmin e ethshëm që do të vendos dita.
Pastroni gjuhën: duket e çuditshme, por është shumë e dobishme për të vëzhguar sistemin e tretjes së dikujt. Pas shqyrtimit të ngjyrës që ka gjuha, mjafton ta pastroni atë me një furçë të veçantë.
Pini ujë të ngrohtë: para se të pini filxhanin e zakonshëm me qumësht ose kafe, gjithmonë mos harroni të pini një gotë me ujë të ngrohtë për të shkaktuar procesin e tretjes.
Lani lëkurën në të tharë: sipas praktikës së lashtë, larja e lëkurës në të thatë largon toksinat dhe mundëson që trupi të marrë lëngjet më të mira. Për më tepër, përmirëson qarkullimin.
Masazhoni trupin me vaj të ngrohtë: pas larjes së lëkurës, masazhi me vaj të ngrohtë, hidraton lëkurën, por jo vetëm. Ndër përparësitë e panumërta të këtij masazhi është përmirësimi i gjumit dhe lehtësimi nga dhimbjet e muskujve.
Ha mëngjes para orës 9: zgjimi herët në mëngjes e bën më të lehtë ngrënien e mëngjesit herët dhe siç duhet, domethënë të harrosh shpejtësinë dhe të ulesh në tryezë me qetësi dhe relaks.
Burimi / loves.cucchiaio.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.