Fëmijëria është një kohë e veçantë në jetë. Një kohë zbulimi, loje, mrekullie, dhe argëtimi me botën, teksa fëmija vazhdon të njohë atë që e rrethon. Për prindërit, kjo kohë mund të sjellë një ndjesi shqetësimi, teksa përpiqen të sigurojnë shëndetin dhe lumturinë e fëmijës. Studime të shumta shkencore mund të kombinohen fare mirë për lumturinë e fëmijës.
Ja disa këshilla të provuara shkencërisht, që garantojnë një fëmijëri të lumtur e të shëndetshme.
Jepuni shumë kohë për të luajtur
Përgjegjësia parësore e një fëmije është – ose të paktën duhet të jetë – që të luajë. Megjithëse, fëmija do të ketë detyra shtëpie, detyra jashtë shkollore, e kështu me radhë, që në foshnjëri deri në adoleshencë, u duhet dhënë liria që të argëtohen.
Peter Gray, një psikolog fëmijësh dhe profesor në Boston College thotë: “Fëmijët i mësojnë mësimet më të rëndësishme në jetë nga fëmijët e tjerë, jo nga të rriturit… ata nuk mund të mësojnë nga ndërveprimi me të rriturit”. Kështu që lejojini të dalin e të luajnë!
Debatet dhe diskutimet bëjini larg tyre
Truri i fëmijës zhvillohet me një ritëm të jashtëzakonshëm gjatë fëmijërisë së hershme. Kur ata shohin e dëgjojnë probleme të rriturish, dhe pasiguri, gjendja psikologjike delikate e fëmijës mund të ndikohet negativisht; duke i bërë të shqetësuar e të pasigurt. Fëmijët nuk duhet të dëgjojnë biseda stresuese nga të rriturit – nuk është koha.
Mos i krahasoni me të tjerët
Trysnia për të pasur sukses në shoqërinë e sotme mund t’iu shtyjë që t’u ngulisni një sens konkurrueshmërie dhe disa të rritur e bëjnë duke i krahasuar me dikë tjetër. Ndonjëherë, të rriturit do të tregojnë edhe tipare të dëshirueshëm personaliteti të një fëmije tjetër, duke shpresuar që t’ia ngulisin dhe fëmijës së tyre. Studiuesit thonë se tendencat krahasuese mund të ndikojnë për keq tek vetëbesimi i fëmijës.
Mësojuni dobinë e emocioneve negative dhe pozitive
Një fëmijë s’mund të jetë i pjekur. Pothuaj të gjithë fëmijët kanë shpërthime spontane zemërimi, zilie, trishtimi etj. Kjo sjellje ofron një shans të mirë mësimi për të rriturit.
Dr. John Gottman në Universitetin e Uashingtonit citon tendencën e përhapur të të rriturve duke u shkaktuar një farë “ndëshkimi” fëmijëve për “sjelljen e keqe”. Një mënyrë më e mirë është që të pranosh sjelljen duke i mësuar fëmijëve se të gjithë përjetojnë emocione negative, si dhe të gjenden mënyra për t’u treguar se si t’i përballojnë këto emocione në mënyrë konstruktive.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.