Mirëqenie

October 6, 2018 | 8:19

Këshillat për një jetë të shëndetshme…

Çfarë është saktësisht një mënyrë e shëndetshme jetese? Studimet e mëparshme kanë treguar se  këto pesë fusha kanë një ndikim të madh në uljen e rrezikut të vdekjes së parakohshme.

Ushqimi i shëndetshëm, i cili llogaritet dhe vlerësohet në bazë të marrjes së ushqimeve të shëndetshme siç janë perimet, frutat, arrat, drithërat, yndyrat e shëndetshme dhe acidet yndyrore omega-3 dhe ushqimeve jo të shëndetshme si p.sh. mishi i kuq dhe i përpunuar, pijet me sheqer artificial, trans-yndyrat, natriumi, etj.

Niveli i aktivitetit fizik, ku është përcaktuar të paktën 30 minuta në ditë aktivitet të moderuar fizik.

Pesha normale e trupit, e përcaktuar nga indeksi trupit (BMI), e që është normal mes 18.5 dhe 24.9.

Pirja e duhanit, këtu nuk ka sasi të shëndetshme të pirjes së duhanit. “I shëndetshëm” nënkupton të mos konsumohet kurrë duhan.

Konsumimi i alkoolit në sasi të moderuar, e cila matet midis 5 dhe 15 ml në ditë për gratë, dhe 5 deri në 30 ml në ditë për burrat.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top