Humbja e peshës, e veçanërisht tani që po afrohet stina e verës, është qëllimi kryesor i një pjese të madhe të njerëzve. Pavarësisht sa shumë duan disa njerëz të humbin peshë, atyre ndonjëherë thjesht u duket e pamundur realizimi i kësaj dëshire dhe dështojnë gjatë procesit.
Por, sipas ekspertëve, ata dështojnë pasi që nuk u binden disa rregullave të caktuara, ose nuk ndjekin këshillat adekuate. Prandaj, më poshtë jua sjellim disa prej këshillave më të mira që ju ndihmojnë ta rrafshoni barkun sa më shpejt!
Hiqni dorë nga alkooli
E dimë se për disa kjo ndoshta është këshilla që ua thyen zemrën, por mëlçia përpunon alkoolin para karbohidrateve dhe proteinave, ndërkaq prezenca e alkoolit në trup e ngadalëson procesin e djegies së dhjamit. Kështu, ekspertët rekomandojnë ta lini alkoolin, ose të pini vetëm një pije alkoolike në ditë.
Relaksohuni
Ankthi dhe stresi prodhojnë shumë kortizol, hormon i cili e inkurajon trupin të akumulojë dhjamë – në veçanti në zonën e barkut. Praktikimi i frymëmarrjeve të thella mund të ndihmojë në zvogëlimin e niveleve të stresit, kështu që mundohuni të relaksoheni sa më shumë që të mundeni.
Ndërtoni muskuj
Muskujt janë më aktiv kah ana metabolike sesa yndyra, që nënkupton se aq më shumë muskuj të keni, aq më të shpejtë e keni metabolizmin dhe aq më shumë kalori digjni gjatë ditës. Ushtrimet e rezistencës ju ndihmojnë të ndërtoni muskuj, ndaj bëni dy-tri sesione ushtrimesh të tilla në javë.
Ushtroni çdo pjesë të barkut
Kur bëni ushtrime të barkut, mundohuni të ushtroni çdo pjesë të kësaj zone. Pra, inkorporoni ushtrime të ndryshme në rutinën e ushtrimeve të muskujve të barkut.
Kujdes me sheqerin
Hulumtimet tregojnë se amerikanët hanë mesatarisht rreth 20 lugë çaji sheqer në ditë, që shpeshherë fshihet në ushqime të përpunuara, në salca, në kos, etj. 20 lugë çaji sheqer në ditë i bie rreth 325 kalori boshe.
Shmangni ushqimet e skuqura
Yndyra që gjendet në ushqime të skuqura tretet më ngadalë.
Hani yndyra të shëndetshme
Yndyrat e shëndetshme, siç janë ato që gjenden në ullinj, fruta arrore dhe avokado, ju ndihmojnë të humbni peshë, por gjithashtu janë shumë të mira për shëndetin e përgjithshëm.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.