Karizma shpeshherë perceptohet si një trajtë të cilën ose e keni ose s’e keni, por ky është supozim i pasaktë, sipas psikologut Richard Reid, i cili thotë se gjithsecili mund të bëhet person i pëlqyer nga të gjithë nëse di si të veprojë.
Sipas tij, karizma është vendimtare për zhvillimin tonë personal, për brendin autentik, dhe për të arritur shumë si në jetë, si në biznes.
Por, si të bëhemi një person i tillë i cili pëlqehet nga të gjithë? Ndiqni këto këshilla:
Qëndroni drejt
Nëse nuk qëndroni drejt, ju do të ndiheni me pak vetëbesim dhe do të perceptoheni në mënyrë të gabuar. Prandaj, ndryshimi i mënyrës si qëndroni e ndryshon psikologjinë e atyre që ju takojnë. Të qëndruarit drejt e nxitë trurin tuaj të lirojë dopaminë, e cila ju bën të ndiheni më mirë dhe më me vetëbesim.
Dëgjoni më shumë se sa flisni
Grekët e lashtë kanë pasur një thënie fantastike: “Ne duhet të dëgjojmë dyfish më shumë se sa të flasim sepse kemi dy veshë dhe një gojë”. Njerëzve u pëlqen t’i ndajnë me të tjerët historitë e tyre jetësore; ndërsa nëse ja jepni dikujt këtë mundësi duke i bërë pyetje dhe duke e dëgjuar, atëherë padyshim që ai person do ta vlerësojë këtë dhe do të dëshirojë t’ju mbajë afër.
Dhuroni komplimente
Komplimentet është dëshmuar se rrisin vetëbesimin e njeriut deri në 34%. Të qenit karizmatik ka të bëjë me mënyrën si i bëni të tjerët të ndihen. Duke i bërë ata të ndihen mirë, padyshim që do të krijoni përshtypje të mirë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.