Këshilla & Arsye

January 9, 2020 | 8:22

Këshillat që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm

Të gjithë do të plakemi, por nëse mund të jetojmë një jetë më të gjatë, më të lumtur dhe më të shëndetshme atëherë përse jo?! Për këtë shkenca mund të ndihmojë, nga informacioni i asaj që duhet të hamë deri në mënyrën se si lëvizim dhe madje edhe rëndësinë e kohës që kalojmë me miqtë tanë. Këtu janë tre fushat në të cilat mund të bëni vërtet ndryshime:

Marrëdhëniet shoqërore

Të kesh miq mund të jetë po aq e rëndësishme për të jetuar më gjatë sesa heqja dorë nga pirja e duhanit, sipas psikologut Julianne Holt-Lundstad, e cila është një kampione e madhe e ndikimit pozitiv që socializimi mund të ketë në mirëqenien tonë. Ajo rekomandon dy qasje të ndryshme për këtë:

  • Forconi marrëdhëniet tuaja ekzistuese me familjen, miqtë dhe fqinjët

“Marrëdhëniet kërkojnë kohë dhe përpjekje për tu zhvilluar dhe mbajtur, kështu që kushtimi i kohës në marrëdhëniet ekzistuese është i rëndësishëm. Ashtu si ne kemi nevojë të jemi aktiv fizikisht duhet të jemi aktiv dhe shoqërisht ”, thotë Julianne.

  • Nëse nuk keni marrëdhënie ekzistuese, zhvilloni të reja

“Duhet përpjekje shtesë për të krijuar marrëdhënie të reja nëse e shihni se rrethi juaj shoqëror po zvogëlohet,” thotë Julianne, pavarësisht nëse familja largohet apo thjesht njerëzit që vdesin rreth nesh ndërsa plakemi. Edhe pse ajo e pranon se kjo mund të jetë një punë e vështirë.

Çfarë hamë

Kur bëhet fjalë për çfarë të hani për të qëndruar të shëndetshëm, ekzistojnë shumë këshilla. Më poshtë do të gjeni një udhëzues të thjeshtë nga Profesor Linda Partridge, një gjenetiste nga University College London e cila është një eksperte e plakjes dhe ndikimit në trup, dhe Profesor Kay-Tee Khaë nga Universiteti i Kembrixhit, i cili bëri një studim të madh mbi ndikimin e dietës në jetën e të moshuarve në Europë.

  • Kontrolli i racioneve

“Mos hani shumë, kështu mund të mbani një peshë të arsyeshme,” thotë Linda Partridge, “dhe kombinojeni atë me stërvitje për të mbajtur një ekuilibër.”

  • Kujdes me proteinat

“Mos hani shumë proteina në dietën tuaj,” këshillon Linda, “por duhet të hani më shumë nëse jeni më të vjetër për të shmangur dobësinë e muskujve.”

  • Minimizoni kripën dhe sheqernat

“Këto kryesisht gjenden në ushqime të përpunuara, kështu që shmangni ushqimet ultra të përpunuara,” këshillon Kay-Tee, ndërsa Linda shton se dieta të larta në sheqerna mund të “rritin jashtëzakonisht shumë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjes metabolike.”

  • Shtoni perimet dhe frutat

“Pesë racione frutash dhe perimesh në ditë, nëse është e mundur,” thotë Kay-Tee, i cili shton se dieta ideale gjithashtu duhet të jetë “me thjerrëza dhe arra”.

Lëvize trupin

Profesori Janet Lord është drejtori i Institutit të Inflamacionit dhe Plakjes në Universitetin e Birmingham. Më poshtë do të gjeni tre gjërat e para që sipas saj do t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm fizikisht:

  • Ushtrimi i rregullt aerobik është i mirë

Mirë është në thelb çdo gjë që rrit rrahjet e zemrës tuaj dhe ju ushtron mushkëritë. “E dini që keni bërë stërvitje aerobike,” thotë Janet, “nëse jeni pak i djersitur dhe zemra juaj po rreh pak më shpejt.” Rreth 150 minuta në javë do të ishin perfekte, çka përfaqëson një ushtrim 10 minutash herë pas herë.

  • Forca e muskujve ka rëndësi

“Ju duhet të mbani forcën e muskujve tuaj,” thotë Janet. Kryqëzoni krahët dhe shihni sa herë mund të çoheni nga karriget tuaj në 30 sekonda. Nëse mund ta bëni vetëm dy ose tre herë, bëjeni çdo ditë dhe shihni nëse mund t’i zhvilloni më shumë muskujt tuaj.

  • Mos rrini ulur shumë gjatë

Është e rëndësishme të shikoni sa kohë jeni i ulur, që është një lajm i keq për punonjësit e zyrave. “Nëse uleni një ose dy orë,” thotë Janet, “do të zhbëni të gjithë punën e mirë që keni bërë teksa ushtroheshit. Të ndenjurit ulur është duhan-pirja e re.”

 

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top