Këto janë plagë që nuk shfaqen kurrë në trup dhe janë më të thella dhe më të dhimbshme se gjithçka tjetër. Kur emocionet tona lëndohen, trauma emocionale ju detyron të bëheni heroi i vetes.
Këtu janë gjashtë këshilla që ju vijnë në ndihmë:
- Jepini përparësi kujdesit për veten tuaj
Për shumë prej nesh, është e natyrshme që të kujdesemi më shumë për të dashurit. Ne shpesh e bëjmë këtë në kurriz të plotësimit të nevojave tona, por nuk duhet të ndodhë kështu, pasi kujdesi për veten duhet të vijë i pari, veçanërisht për ata që kujdesen për të tjerët. Shikoni veten me ndershmëri, me kujdes dhe me dashuri. Përcaktoni nevojat tuaja. Jepini përparësi këtyre nevojave. Plotësojini ato pa pendim.
- Bëhuni mirënjohës
Kur luftojmë me demonët emocionalë, mund të bëhet e natyrshme që ne të përqendrohemi në errësirën e jetës tonë. Në vend të kësaj, ktheni sytë nga drita. Sa herë të keni mundësi, bëni një pushim për të identifikuar pesë gjërat për të cilat jeni mirënjohëse. Ky ushtrim është i thjeshtë, por shumë efektiv, pasi ndryshon botëkuptimin tonë. Bota përreth nesh fillon të duket më e ndritshme, më e lumtur.
- Respektoni trupin tuaj
Kur emocionet sfidohen, është normale për ne që të lejojmë shëndetin tonë fizik të përkeqësohet. Fatkeqësisht, kjo është e kundërta e asaj që na duhet. Kur trupi ynë është i shëndetshëm, mendja jonë është më e qartë, emocionet vijnë nën kontrollin tonë. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm. Qëndroni të hidratuar. Ushtrohuni në atë mënyrë që ju përshtatet, në mënyrë të moderuar ose rigoroze, brenda apo jashtë, vetëm ose në grup. Hani ushqimet që furnizojnë trupin tuaj me lëndët e duhura ushqyese.
- Ndërtoni një rrjet mbështetës
Pjesa më e keqe e çdo traume është ndjenja e të qenit vetëm. Si qenie njerëzore, ne nuk jemi krijuar për të përballuar sfidat vetëm. Ne kemi nevojë për mbështetje emocionale. Për shkak të kësaj, ekziston një grup mbështetës për pothuajse çdo sfidë emocionale. Nga depresioni te varësia, sëmundja e pashërueshme deri te sulmet seksuale, sigurisht që ekziston një grup me njerëz si ju. Së pari, ju kënaqeni me lehtësimin e ngrohtë që nuk jeni më vetëm në luftën tuaj. Pastaj, lejo që ata të ndajnë përvojën, forcën dhe shpresën e tyre.
- Komunikoni me ndershmëri
Vullneti i keq ose jo toleranca rriten te ju për sa kohë që i mbani ato. Nëse keni një problem me një të dashur, thuajani. Tregojini se si ju lëndoi. Vendosni ndjenjat tuaja në tryezë, të qetë dhe të sjellshëm. Kështu i jepni vetes lirinë e faljes. Mos harroni, falja nuk ka të bëjë me personin tjetër. Mos lejoni që zilia e personit tjetër të ketë fuqi mbi zemrën tuaj.
- Shkruajeni historinë tuaj
Kur ndjenjat tona më të vështira mbeten te ne, ato bëhen më të forta. Është diçka çliruese në vendimin për t’i vendosur ato në vend. Përdorni lapsin për të rifituar fuqinë. Lërini fjalët të rrjedhin, pastaj lexojini ato vetë. Kjo është mënyra se si ju lejoni mendjen tuaj të krijojë një pasqyrë dhe perspektivë të re. Ju gjithashtu lejoni që emocionet tuaja të lirohen nga truri dhe trupi juaj dhe të gjeni një shtëpi të re në letër. Nëse jeni të plagosur, mos u fshihni, por lidhuni me të tjerët.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.