Këshilla & Arsye

April 19, 2019 | 10:00

Këshillat që ju ndihmojnë t’i lani duart në mënyrën e duhur

Çdo ditë, duart tona janë në kontakt me qindra mijëra baktere. A jemi të sigurt që i pastrojmë duart në mënyrën e duhur? Ato janë pjesa më e ekspozuar e trupit tonë dhe hyjnë në kontakt me çdolloj sipërfaqeje pa e kuptuar, ashtu siç nuk e kuptojmë se mesatarisht, ne prekim fytyrën të paktën një herë në katër minuta në harkun kohor të një dite. Sëmundjet e ndryshme infektive, ndër të tjera, mund të transmetohen me kontaktin e duarve nga personi në person, dhe për këtë arsye, për të eliminuar mikrobet dhe bakteret, është e nevojshme që të lani me kujdes dhe saktë duart.

Këtu janë shtatë këshilla praktike që nuk duhet të nënvlerësohen:

1. Kohëzgjatja është thelbësore: duhet në fakt të kalojmë të paktën 20 sekonda ndërmjet sapunit, larjes dhe shpëlarjes.

2. Sapuni është një shpatë me dy tehe: sigurisht që është një aleat i rëndësishëm për pastrimin, por detergjentët kimikë mund të jenë lëndë ushqyese ideale për bakteret, nëse nuk shpëlahen siç duhet. Kështu që mos e ekzagjeroni me dozën: sa më shumë sapun që përdorni, aq më shumë do t’ju duhet t’i shpëlani duart.

3. I thani mirë duart: me duart e lagura bartja e baktereve është 500 herë më e shpejtë sesa me duart e thata. Peshqiri ose letrat janë sigurisht metodat më efektive. Por me peshqir dhe rroba duhet të jeni të kujdesshëm: nëse mbeten të lagur ata kanë nevojë për larje të shpeshta.

4. Mikrobet janë kudo. Kushtojuni vëmendje objekteve që ju prekni më shpesh dhe pastroni ato shpesh: tastierë kompjuteri, smartphones, tableta, kufje, syze, janë të gjitha objektet e përditshme që harrojmë të pastrojmë dhe këtu ndodhen mikrobet dhe bakteret.

5. Dorezat për pastrim. Ata janë sigurisht shumë të dobishme, por mund të bëhen kundërproduktive nëse nuk ndryshohen shpesh. Kohëzgjatja e një palë dorashka për punët e shtëpisë nuk duhet të kalojë një muaj jetë.

6. Detergjenti i enëve është i keq për lëkurën tuaj. Para së gjithash ato nuk vrasin bakteret, por i heq ato dhe pastaj shumica e detergjenteve për larjen e enëve janë të dëmshme për lëkurën për shkak të nivelit të lartë të pH.

7. Kështu që mos harroni të mbani pranë lavamanit edhe një sapun të lëngshëm për duart.

 

 

 

Burimi / http://www.gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top