Dashuria është si varësia ndaj drogës ose alkoolit. Pas ndarjes të gjithë vuajnë shumë. Studimet e fundit të neuroshkencës kanë zbuluar fakte interesante në lidhje me dashurinë dhe varësinë. Truri ynë i përgjigjet një ndarjeje në të njëjtën mënyrë që truri i një narkotiku i përgjigjet periudhave të tërheqjes nga droga!
Shumica prej nesh ndjejnë këto simptoma pas ndarjes:
- Mendime obsesive për personin që doni.
- Përpiqeni të kuptoni ku keni gabuar.
- Shikoni fotot e tij/asaj në Facebook.
- Kujtoni momentet e lumtura.
- Përpiqeni dëshpërimisht t’i kontaktoni ata.
48 orët e para janë më të vështirat pas një ndarjeje sepse pikërisht atëherë truri jep efektet e tërheqjes. Çfarë masash duhet të merrni atëherë, që të përjetoni në ndarje sa më të lehtë?
Ndërprisni përdorimin e rrjeteve sociale
Rrjetet sociale ushqejnë trurin tuaj të varur nga dashuria, por kontrollimi i vazhdueshëm i tyre zgjat dhimbjen e ndarjes. Duke ikur nga rrjetet sociale, qoftë për një muaj, lejon që truri juaj të marrë kohë për tu shëruar. Mos krijoni asnjë kontakt me ish-partnerin.
Kjo shkëputje do nxisë shërim të shpejtë të trurit tuaj. Fikni telefonin tuaj. Mos harroni se kjo është një luftë me veten tuaj. Fshijini të gjitha gjërat që ju rikujtojnë ish-partnerin tënd. Hiqni ose fshini gjithçka që shkakton një kujtim të ish-it tuaj. Shmangni vendet që jua rikujtojnë nëse mundeni. Duke menduar për ish-in tuaj, dopamina që diskutuam më lartë ju bën të ndiheni mirë, por gjithashtu nuk ju lejon të harroni.
Kujtojini vetes që nuk ishit perfekt së bashku
Zakonisht filloni të mendoni për ish-in tuaj në një mënyrë të idealizuar. Pas disa muajsh, filloni të rimishëroni kohët e bukura dhe mendoni se sa i përsosur ishte ish-juaj. Ne priremi të harrojmë gjërat e këqija me kalimin e kohës – është natyra njerëzore – kështu që ne ju sugjerojmë të bëni një listë. Nuk ka të bëjë me të qenit hakmarrës apo i keq. Askush nuk është i përsosur. Mbajeni afër dhe lexojeni sa herë që keni nostalgji.
Lëreni me aq marrëdhënien me të
Ndarjen që as e kishit menduar janë më të këqijat. Partneri ju lë pa ju dhënë asnjë shpjegim. Pas ndarjes ju ngeleni me shumë pyetje duke mos ditur se çfarë nuk shkoi mirë. Përpjekja për të marrë një përgjigje nga ish-i juaj mund të jetë e pamundur. Madje, mund t’ju bëj të vuani edhe më shumë. Keni vetëm një zgjedhje për të bërë.
- Pranoni arsyen që ju dha partneri kur u ndatë (nëse ju jep një).
- Shpikni një arsye vet dhe qëndrojini asaj.
- Në momentin kur merrni këtë vendim me veten tuaj, lëreni me aq dhe mos iu riktheni deri sa të ndjeheni më të qetë.
Plotësoni zbrazëtitë
Kur një marrëdhënie mbaron, shpesh humbni më shumë sesa ish-in. Humbisni shumë pjesë të jetës suaj, miqtë e përbashkët ndoshta dhe shumë më tepër se aq. Çfarë të bëni për të mbushur kohën tuaj?
- Ushtrohuni.
- Socializohuni, takoni njerëz të rinj ose dilni me miqtë tuaj.
- Mësoni diçka të re – një hobi, një sport, shkrim etj.
- Bëni diçka argëtuese. Qeshni!
- Dilni jashtë, mundësisht në natyrë.
- Mos u mundoni të mbeteni miq pas ndarjes
Përpjekja për të qenë miq me ish-in tuaj rrallëherë funksionon. Mund të jetë e mundur në planin afatgjatë, por, për të paktën gjashtë muaj, çdo kontakt ju bën keq. Mundohuni të shkëpusni kontaktet për momentin. Miqësia nuk funksionon mirë. Pa kontakt ju keni shans të mirë për t’u shëruar më shpejt. Nëse nuk mund të ndaloni së menduari për ish-in tuaj, zhvendosni fokusin tuaj në një aktivitet tjetër që angazhon trurin tuaj. Mos harroni, ndarja është e vështirë për të gjithë. Merrni kohën tuaj për tu shëruar sa duhet.
Burimi / https://dua.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.