
Manjola Baçi
Psikologe klinike
I ftohti e bën njeriun pasiv,melankolik, koha gri, mungesa e diellit i shkakton mendime negative, ruani qetësinë, gjeni mënyra për të ngrohur shpirtin, afër zjarrit, çaj, verë të ngrohtë, supra, do të shihni sa pesticide i keni larguar trupit dhe mendjes, mos harroni që këto t’i bëni me njerëzit që doni… dhe nëse shihni që dikush nuk i ka këto mundësi i ndani me to.
Një libër, një bisedë e ngrohtë mes dy duarsh të lidhura, një tas me kokoshka përpara televizorit me filmin tuaj të parapëlqyer, çdo mbrëmje do jetë motivuese dhe e qetë.
Mjafton të dini të zgjidhni çfarë ju bën të ndiheni mirë, keni përjetuar çaste lumturie…
Ju uroj dimër të ngrohtë, që të mbush me ajër!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.