Në fokus

April 7, 2017 | 10:09

Ketamina mund të jetë një zgjidhje për depresionin

Mijëra njerëz që vuajnë nga depresioni i rëndë mund të ndihmohen me ketaminë. Ky është sugjerimi i ekspertëve të Universitetit të Oksfordit.

1

Qetësuesi, që shpesh përdoret ilegalisht, mund të ndihmojë personat, të cilët nuk kanë përmirësime nga antidepresantët.

42% e personave të trajtuar me ketaminë, e cila është injektuar përgjatë 40 minutave një ose dy herë në javë, kanë pasur rezultate pozitive.

Udhëheqësi i këtij studimi, Rupert McShane ka thënë se, ketamina ka funksionuar në rastet kur asnjë ilaç nuk kryente punë.

Ekipi i tij ka trajtuar 101 pacientë gjatë gjashtë viteve, duke përfshirë gra dhe burra, madje edhe nëna, të cilat ishin duke vuajtur nga depresioni pas lindjes.

Megjithatë McShane ka theksuar se ketamina nuk funksionon për të gjithë, por ofron mundësi trajtimi për personat që nuk kanë zgjidhje tjetër.

158,000 njerëz në Britaninë e Madhe mendohet se marrin trajtime rezistente ndaj depresionit, pasi vuajnë prej vitesh ose dekadash.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se, para përdorimit të ketaminës, në praktikën klinike janë të nevojshme studime më të gjera në lidhje me nivelet e dozimit, protokolleve të trajtimit , efektivitetin dhe sigurinë e përdorimit afatgjatë.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top