Këshilla & Arsye

April 11, 2019 | 8:40

Këtë fjalë nuk duhet ta përdorni kurrë në punë

Pyesni ndonjë prej kolegëve tuaj se si ndihen dhe do të merrni një nga këto dy përgjigje: “Jam shumë i zënë” ose “jam shumë i stresuar”. Kështu ndodh gjithmonë.

stressed-woman-at-work

Por ekspertët tashmë thonë se nëse ndiheni nën presion, zgjedhja e fjalëve për të përshkruar gjërat mund ta bëjë më keq situatën.

Thjesht duke thënë që jeni të stresuar lëshoni një sërë kimikatesh në trupin tuaj, epinefrine dhe kortizol, dhe neurotransmetuesit në tru që na bëjnë të ndihemi mjaft të stresuar”, thotë Seth Swirsky, një psikoterapist klinik.

“Zemra jonë rreh më shpejt, frymëmarrja jonë bëhet më e shpejtë, tensioni i gjakut rritet, nuk mund të mendojmë si duhet dhe mbushemi me frikë dhe ankth”, vijon më tej ekspertja.

Një fakt i vërtetë është se duke thënë se jeni të stresuar e bën më të rëndë situatën, duket si një ironi mizore, por lajmi i mirë është se mund t’i rregulloni gjërat thjesht duke ndryshuar mënyrën se si flisni për ndjesinë tuaj.

Por edhe të mos tregosh emocionet e tua sërish nuk të ndihmon thonë ekspertët.

Mënyra më e mirë është që të mos thuash automatikisht që je i stresuar, por rekomandojnë që të përpiqeni të përkufizoni me dritë pak më pozitive ndjesinë tuaj.

Mund të përpiqeni të thoni: “Jam sërish i lodhur këtë javë, por e di që do ia arrij qëllimit në fund”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top