Në fokus

November 21, 2016 | 9:11

Këto emocione mund të ndikojnë shëndetin tuaj

Ne njerëzit krenohemi, për mirë apo për keq, për një larmi të madhe të emocioneve. Ata janë pothuajse të pamundura për tu numëruar!  Tani është e njohur se secili prej këtyre emocioneve ka një ndikim të ndryshëm fiziologjik në trupin tonë. Kur ju ndjeheni mirë, truri juaj lëshon kimikate të tilla, si serotonin dhe oksitocinë. Kur ju nuk jeni mirë, trupi juaj liron kortizol. Ta themi thjeshtë: ajo që ne mendojmë do të ketë një ndikim të thellë në fizikun tonë, qoftë pozitive apo negative.

1

Brenda kufijve, emocionet janë normale. Megjithatë, emocionet kur bëhen aq të forta dhe të papërmbajtura, mund të shkaktojnë lëndim serioz të organeve të brendshme dhe të hapin derën e sëmundjeve.

Zemërim

Sipas disa studimeve zemërimi mund të çojë në sulme në zemër. Zemërimi është gjithashtu në gjendje të ndikojë në mëlçi, stomak dhe shpretkë.

Vetmia

Ajo mund të jetë aq e rrezikshme sa një sulm i zemërimit të papritur.  Vetmia çon në depresion dhe rrit 14% rrezikun e vdekjes së hershme.

Ankthi dhe stresi

Se stresi ndikon negativisht në shëndet tashmë është e njohur: të çon në dhimbje koke, të përziera, mungesë gjumi, humbje oreksi… Stresi i vazhdueshëm çon në plakjen e parakohshme, rritjen e presionit, dhimbje gjoksi dhe dobësim të sistemit imunitar.

Goditjet

Ndër pasojat kryesore të një stresi traumatik janë çrregullimet e gjumit, probleme seksuale, mungesa e energjisë dhe dhimbje kronike.

Trishtim

Trishtimi rrit rrezikut e sulmeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top