Këto janë fotot prekëse të shkrepura në momentin kur një kangur mashkull arrin të shikojë për herë të fundit partneren e tij femër, para se ajo të ngordhë.
Fotografi Evan Switzer e shkrepi aparatin e tij ndërsa po bënte një shëtitje në qytezën Queensland në Australi.
“E pashë kangurin që e shihte partneren e tij, pasi diçka nuk shkonte me të. Akoma më prekëse ishte të shihja kangurin e vogël që i rrinte pranë nënës së tij dhe përpiqej vazhdimisht të futej në xhepin e saj. Besoj se është ndër fotot më të bukura e më prekëse që kam bërë në jetën time”.
Fotografi është shprehur se nuk e kuptoi pse kanguri femër ngordhi, pasi sipas tij ajo nuk kishte lëndime të dukshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.