Këshilla & Arsye

January 9, 2020 | 8:11

Këto gjëra kanë ndikimin më të madh në lumturinë tonë

Thënia “paratë nuk mund të blejnë lumturinë”, mund të jetë më se e vërtetë. Një marrëdhënie e lumtur dhe shëndeti i mirë mendor, kanë ndikim më të madh se paraja në lumturinë tonë. 

Sipas studiuesve ulja e depresionit dhe ankthit të popullsisë mund të zvogëlojë pakënaqësitë me 20%. Në të kundërt, eliminimi i varfërisë redukton pakënaqësitë vetëm me 5%.

Për të nxjerrë këto përfundime, studiuesit analizuan të dhënat e sondazheve të bëra në 200,000 njerëz në mbarë botën.

Hulumtimi gjeti se të pasurit e një partneri të dashur rrit lumturinë e një personi me 0.6 pikë, në një shkallë nga 0-10. Ndërsa dyfishimi i të ardhurave të një personi rrit nivelin e tyre të lumturisë me rreth 0.2 pikë. Te pjesëmarrësit që vuanin nga depresioni apo ankthi norma lumturisë reduktohej me 0.7 pikë.

Gjithashtu, studiuesit zbuluan se dhe papunësia ul lumturinë me 0.7 pikë, por ishte më pak e zakonshme, sesa këto gjendje të shëndetit mendor.

“Dëshmitë tregojnë se më shumë rëndësi për lumturinë tonë kanë marrëdhëniet shoqërore dhe shëndeti ynë mendor dhe fizik”, thotë Richard Layard, Profesor i Ekonomisë në LSE.

Sipas studiuesve qeveritë duhet të rishikojnë përparësitë e tyre.

“Në të kaluarën, shteti kishte prioritet varfërinë, papunësinë, arsimin dhe shëndetin fizik. Por po aq të rëndësishme tani janë dhuna në familje, alkoolizmi, depresioni, ankthi dhe shumë gjëra tjera”, thonë ata.

Burimi: tiktak.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top