Komunikimi është një nga themelet më të rëndësishme për lidhje të shëndetshme. Por, kur bëhet fjalë për këto 4 gjëra, ndoshta është më mirë t’i mbani për vete.
Fjalëkalimet tuaja
Para së gjithash mendojmë për rrjetet sociale. T’i tregoni partnerit fjalëkalimet është plotësisht e panevojshme dhe mund të shkaktojë edhe grindje, në rast se sheh diçka që nuk i pëlqen apo e interpreton gabim. Gjithashtu, as ju mos e kërkoni një gjë të tillë. Është më mirë t’i besoni partnerit sesa të bëni çmenduri të panevojshme.
Aventurat seksuale nga e kaluara
Jo, nuk jeni të detyruar t’i tregoni sesa partnerë keni pasur para tij, dhe e kundërta, as ai nuk ka pse t’ju tregojë detajet e jetës së tij. Këto detaje nxisin xhelozitë dhe pasiguri, ndaj kujdes kur hapni tema të tilla.
Nuk ju pëlqen ndonjëri nga anëtarët e familjes së tij
Edhe nëse bëhet fjalë për nënën e tij, e cila ka dëshirë t’ju këshillojë, apo për motrën, e cila vazhdimisht ju kontrollon në jeni mjaftueshëm e mirë për të vëllanë e saj… nëse ia thua partnerit se nuk i ke dhe aq shumë qejf, ai do të gjendet në udhëkryq përpara një zgjedhjeje. Çdo gjë që duhet të bëni, bëjeni me buzëqeshje, dhe vazhdoni me tuajën. Edhe nëse nuk do t’ju duhet të rrini me to gjatë të gjithë kohës.
Nuk i besoni miqve të tij
Megjithatë, ai kujdeset për familjen dhe miqtë e tij, ndaj çfarëdolloj pohimi (që nuk i besoni miqve të tij) mund të shkaktojë probleme në çift. Edhe nëse nuk jeni dakord me ta, kërcënimet tuaja se ata janë të këqinj, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e acarojnë partnerin, pasi miqtë dhe familjarët e tij kanë qenë me të para jush. Për këtë arsye mbajini këto gjëra për veten tuaj!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.