Përdorimi i tyre është historik. Për egjiptianët, gjethet e ullirit ishin pasqyrë e fuqisë hyjnore. Gjethet e ullirit kanë veti të shkëlqyera për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ato rrisin nivelet e energjisë, luftën kundër diabetit dhe sindromës Alzheimer, ruajtjen e tensionit të gjakut, si dhe ndihmojnë për të funksionur siç duhet sistemin kardiovaskular dhe imunitar.
Ekstrakti i gjetheve të ullirit ka veti antivirale, antibakteriale dhe antifungale. Mund të përdoret për të parandaluar dhe luftuar meningjitin, gripin, hepatitin B, herpesin, ethet tropikale, pneumoninë, tuberkulozin, malarien, diarrenë dhe infeksione të tjera të traktit urinar, dhëmbëve dhe veshëve. Ky ekstrakt është i dobishëm edhe në luftën kundër Sidës.
Universiteti i Michigan-it ka arritur në përfundimin se gjethet e ullirit janë të pasura me oleuropein, një substancë që eliminon sheqerin në gjak dhe ndihmon për të luftuar diabetin. Shkencëtarët gjithashtu kanë gjetur se ato janë të pasura me kalium, mangan, selen, magnez, fosfor, zink dhe bakër. Këto substanca i takojnë grupit të antioksidantëve dhe përveç stimulimit të trupit, parandalojnë plakjen e qelizave.
Mënyra më e përshtatshme për të konsumuar gjethet e ullirit është përgatitja e çajit. Rekomandohet të pini deri në 4 gota në ditë, në një periudhë jo më shumë se katër muaj. Konsumi i çajit shoqëruar me një dietë të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik, çon në humbjen e 6 kilogramëve.
Përgatitja e çajit:
Merrni 1 litër ujë dhe e lini të valojë
Më pas shtojini 2 lugë gjethe ulliri
Lërini të ziejnë për 20 minuta
Kulloni ujin dhe çaji është gati për t’u pirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.