Inflamacioni është reagimi i sistemit imunitar për të shëruar një plagë, përballuar një traumë, apo për të luftuar mikrobe dhe viruse patogjene. Ky reagim është një varg reaksionesh kimike ku përfshihen substanca të ndryshme që trupi prodhon për të shkatërruar “armiqtë”. Fatmirësisht, natyra ka një mënyrë për të ulur inflamacionin, dhe shumë prej ushqimeve të mëposhtme mund t’ju ndihmojnë ta bëni këtë.
Çokollatë e zezë
Kush nuk do ti preferonte ëmbëlsirat dhe kryesisht çokollatën e zezë. Një studim zbuloi se polifenolët e kakaos që gjenden në çokollatën e errët mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare nëpërmjet uljes së inflamacionit. Flavonoids që gjenden gjithashtu në çokollatën e errët, luajnë një rol në reduktimin e inflamacionit rreth arterieve, duke i mbajtur të shëndetshëm. Kur zgjidhni çokollatë të errët, sigurohuni që të kenë të paktën 70% kakao sepse kakao është burimi i antioksidantëve.
Fruta pylli
Manaferrat, boronicat, luleshtrydhet – madje edhe bananet janë të pasura në anti-inflamator, duke përfshirë antioksidantët. Sipas disa studimeve është zbuluar se antioksidantët që gjenden në manaferra reduktojnë inflamacionin që potencialisht mund të çojë në sëmundje të dëmshme.
Portokallet
Nëse doni të luftoni inflamacionin, ju duhet të keni një sistem të shëndetshëm imunitar dhe portokallet e bëjnë këtë. Portokallet janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C që vepron si një antioksidant për të forcuar sistemin imunitar dhe për të luftuar radikalet e lira që mund të shkaktojnë inflamacion. Ato gjithashtu përmbajnë kalium, fibra, kalcium dhe folatë dhe njihen për ndihmën në nxitjen e kolagjenit, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e indeve të forta lidhëse.
Kërpudha
Kërpudhat – që të mos ngatërrohen me varietete jo të ngrënshëm – në të vërtetë kanë veti anti-inflamatore. Kërpudha të ngrënshme si tartufët, kërpudhat shitake dhe portobello janë të pasura me kalium, selen, bakër, magnez dhe hekur. Ato gjithashtu përfshijnë vitaminat B, riboflavin, niacin, dhe janë perimet e vetme që janë një burim natyral i Vitaminës D.
Bajame
Kur enët e gjakut mbesin të bllokuara, arteriet nxehen dhe vdesin. Kjo çon në presion të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës. Bajamet kanë treguar se japin përfitime të shëndetshme për zemrën. Kjo për shkak të acideve yndyrore omega 3 (yndyrna të shëndetshme) që përmirësojnë profilin e acidit yndyror në gjakun tuaj.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.